EMRI I PROJEKTIT:
Programi për mbështetjen e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve)
SEKTORI:
Sektori Privat
VLERA E PROJEKTIT:
30 milionë euro, kontributi i BE-së: 6 milionë euro
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 20.12.2017 - Data e mbarimit: 19.8.2024
PARTNERI ZBATUES:
BERZH-i
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
NVM-të
PARTNËRITET:
IFP-të (institucionet financiare pjesëmarrëse)
MBULIMI/NDIKIMI:
E tërë Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Programi kosovar për mbështetjen e aftësisë konkurruese së NVM-ve synon t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (“NVM-të”) për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre prodhuese dhe për t’i përmirësuar proceset dhe cilësinë e produkteve përmes vënies në zbatim të standardeve të BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së produkteve, cilësisë së produkteve dhe shëndetit e sigurisë në punë. Këto përmirësime do ta rrisin në përgjithësi aftësinë konkurruese të NVM-ve brenda ekonomisë kombëtare, rajonale dhe në tregun e brendshëm të BE-së.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivat specifike të këtij veprimi janë: • Përmirësimi i qasjes së NVM-ve në financa për t’i vënë në zbatim standardet e BE-së përmes ofrimit të stimujve për financim dhe investim; • Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në këshilla duke e mbështetur ofrimin e shërbimeve këshillimore për ta përmirësuar pozicionin konkurrues, produktivitetin dhe zhvillimin e NVM-ve; • Ngritja e vetëdijes dhe njohurive të SME-ve për dobitë e zbatimit të standardeve të BE-së.
REZULTATI:
Rezultatet e pritura janë: • Qasja e përmirësuar në financa për NMM-të; • Performanca e përmirësuar e NVM-ve përmes ofrimit të shërbimeve këshillimore përmes konsulentëve vendas dhe këshilltarëve ndërkombëtarë.