EMRI I PROJEKTIT:

Projekti i Përmirësimit dhe Rehabilitimit të Sistemeve të Ujitjes

SECTORI:

Uji

VLERA E PROJEKTIT:

EUR 10mill

KOHËZGJATJA:

36 muaj (13.12.2022 - 30.9.2026)

PARTNERI ZBATUES:

Banka Botërore

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)

MBULIMI/NDIKIMI:

Skema e ujitjes Radoniqi-Dukagjini

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Mbështetja e një sektori të ujitjes të qëndrueshëm ekonomikisht dhe financiarisht dhe miqësor ndaj mjedisit nëpërmjet investimeve dhe masave të asistencës teknike që do ta rrisin efikasitetin e përdorimit të ujit dhe do t’i japin shtysë produktivitetit bujqësor.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Zbatimi i investimeve dhe masave të asistencës teknike në skemën e ujitjes Radoniqi-Dukagjini me qëllim të rritjes së efikasitetit të shfrytëzimit të ujit dhe produktivitetit bujqësor.

AKTIVITETET:

Aktivitetet që do të financohen nga këto fonde janë pjesë e një programi më të gjerë të sigurisë së ujit dhe zhvillimit rural nën menaxhimin e Bankës Botërore. Masterplani për ujitje i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), i sponsorizuar nga Banka Botërore, e përfshin një kornizë të investimit të ndarë në prioritete afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Skema e përzgjedhur për financim nga fondet e IPA 2020 të BE-së (skema Radoniqi-Dukagjini) është identifikuar sipas këtij Masterplani/Kornize të Investimeve si investim prioritar afatshkurtër. Projekti përmban 3 komponentë: Komponenti 1: Rehabilitimi dhe modernizimi i skemës së ujitjes Radoniqi-Dukagjini. Ky komponent do t’i mbulojë punimet e rehabilitimit për modernizimin dhe përmirësimin e skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini. Komponenti 2: Ngritja e kapaciteteve për ta rritur efikasitetin e përdorimit të ujit dhe produktivitetin e bujqësisë. Ky komponent synon ta përmirësojë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e investimeve në infrastrukturë të mbështetura në kuadër të komponentit 1 dhe t’i rrisë kapacitetet e MBPZHR-së, komunave, ofruesve të ujitjes dhe bujqve. Komponenti 3: Menaxhimi, bashkërendimi, monitorimi dhe vlerësimi i projektit. Ky komponent do të ofrojë mbështetje të përgjithshme për menaxhimin e projektit, bashkërendimin, duke përfshirë prokurimin, menaxhimin financiar, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe vetëdijesimin e publikut për aktivitetet e projektit.

REZULTATI:

- 10,000 ha me shërbime të përmirësuara/të reja të ujitjes dhe kullimit - 7000 përdorues të ujit pajisen me shërbime të reja/të përmirësuara të ujitjes dhe kullimit (të ndara sipas gjinisë).