EMRI I PROJEKTIT:
Projekti kundër Krimit Ekonomik (PKEK III)
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
2,235,000.00 Euro
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 1 korrik 2020 Data e fundit: 27 tetor 2024 (50 muaj)
PARTNERI ZBATUES:
Keshilli i Evropës
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Njësia e Inteligjencës Financiare, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit, AAPSK, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Policia e Kosovës
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Përmirësimi i praktikave të luftimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit (LPP/LFT) në Kosovë, sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe praktikave të mira krahasuese
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Praktikuesit në Kosovë kanë zhvilluar kapacitete efektive dhe të qëndrueshme për parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Autoritetet e Kosovës e zbatojnë në mënyrë efektive legjislacionin për rikthimin e pasurisë;
AKTIVITETET:
Ndihma në zhvillimin e vlerësimit të rrezikut kombëtar kundër korrupsionit; Mbështetja e mëtejshme për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve; Mbështetja e Inspektoratit të Punës dhe AKK-së në sektorin privat; Mbështetja në përcaktimin e regjimeve për parandalimin e financimit dhe përhapjes së terrorizmit; Krijimi i mekanizmave të përbashkët për zbutjen e LFT për t’i trajtuar fushat prioritare që ndërlidhen me rreziqet nga financimi i terrorizmit në rajon; Mbështetja e autoriteteve kombëtare për zhvillimin e një vlerësimi të rrezikut nga PP/FT sipas metodologjisë së KtE-së; Mbështetja e autoriteteve të Kosovës për vlerësimin e rreziqeve nga PP/FT në sektorin e OJF-ve dhe organizatave fetare dhe në mesin e ofruesve të shërbimeve të pasurisë virtuale; Ndihma për NjIF-në për analizën strategjike; Sigurimi i udhëzimeve procedurale për rikthimin e pasurisë, duke përfshirë përdorimin e kompetencave të zgjeruara të konfiskimit; Mbështetja për trajnime në punë për hetimet në sektorët kundër korrupsionit, LPP/LFT-së dhe konfiskimit/sekuestrimit.
REZULTATI:
Forcohen më tej kapacitetet institucionale të akterëve kundër korrupsionit për t’i zbatuar dhe bashkërenduar masat kundër korrupsionit në mënyrë efektive; Mekanizmat e shkëmbimit të informatave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional janë riorganizuar për të siguruar masa të bashkërenduara efektive kundër krimit ekonomik; Publikimi i Vlerësimi të Riskut nga korrupsioni/PP/FT; Avancimi i kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Zbatimi efektiv i ligjit në fushën e luftimit të korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Përmirësimi i udhëzimeve procedurale për rikthimin, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë.