EMRI I PROJEKTIT:
Projekti për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
10 milionë euro
KOHËZGJATJA:
36 muaj (13/12/2022 - 30/09/2026)
PARTNERI ZBATUES:
Banka Botërore
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)
MBULIMI/NDIKIMI:
Skema e Ujitjes Radoniq-Dukagjin
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Mbështetja e një sektori të ujitjes që është i qëndrueshëm ekonomikisht, financiarisht nga aspekti mjedisor, nëpërmjet investimeve dhe masave të asistencës teknike që do të rrisin efiçiencën e shfrytëzimit të ujit dhe do të rrisin produktivitetin bujqësor.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Implementimi i investimeve dhe masave të asistencës teknike në skemën e ujitjes Radoniq-Dukagjin me qëllim të rritjes së efiçiencës së shfrytëzimit të ujit dhe rritjes së produktivitetit bujqësor.
AKTIVITETET:
Aktivitetet që do të financohen nga këto fonde janë pjesë e një programi më të gjerë të sigurisë së ujit dhe zhvillimit rural nën menaxhimin e Bankës Botërore. Master Plani për Ujitje, i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe i sponsorizuar nga Banka Botërore, përfshin një kornizë investimi të ndarë në prioritete afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Skema e përzgjedhur për financim nga fondet e BE-së IPA 2020 (skema Radoniq-Dukagjin) u identifikua në këtë Master Plan/Kornizë Investimi si investim me prioritet afatshkurtër. Projekti përmban 3 komponentë: Komponenti 1: Rehabilitimi dhe modernizimi i skemës së ujitjes Radoniq-Dukagjin. Ky komponent do të mbulojë punimet rehabilituese për modernizimin dhe përmirësimin e skemës së ujitjes Radoniq-Dukagjin. Komponenti 2: Zhvillimi i kapaciteteve për të rritur efiçiencën e shfrytëzimit të ujit dhe produktivitetin e bujqësisë. Ky komponent synon të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e investimeve në infrastrukturë të mbështetura në kuadër të komponentit 1 dhe të rrisë kapacitetet e MBPZHR-së, komunave, ofruesve të ujitjes dhe bujqve. Komponenti 3: Menaxhimi i projektit, koordinimi, monitorimi dhe vlerësim Ky komponent do të ofrojë mbështetje të përgjithshme për menaxhimin dhe koordinimin e projektit, duke përfshirë prokurimin, menaxhimin financiar, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe ndërgjegjësimin e publikut për aktivitetet e projektit.
REZULTATI:
- 10.000 ha me shërbime të përmirësuara/të reja të ujitjes dhe kullimit - 7.000 përdorues të ujit me shërbime të reja/të përmirësuara të ujitjes dhe kullimit (të dhënat e ndara sipas gjinisë).