EMRI I PROJEKTIT:
Promovimi i procedurave të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike dhe Administrata Publike
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 215,817,57 € Kontributi i BE-së: 194,200.00 €
KOHËZGJATJA:
Muaj: 30 Data e fillimit: 1 shkurt 2023 Data e mbarimit: 31 korrik 2025
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Zyra e Planifikimit Strategjik në Kryeministri - Ministritë e synuara (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve; Ministria e Mjedisit; Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë; Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës) - Institucionet e pavarura të synuara (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale; Komisioni i Pavarur i Mediave) - Komunat e synuara (Ferizaji dhe Graçanica) - Zyrtarët publikë në tërë administratën - Komuniteti i biznesit - Qytetarët në përgjithësi
PARTNERI ZBATUES:
Demokracia Plus (D)
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha kryesore e synuar: Qeverisja e mirë, Administrata Publike Zona dytësore e synuar: Luftimi i korrupsionit dhe mbështetja e drejtësisë
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm është që t’i kontribuohet rritjes së mbikëqyrjes qytetare mbi reformat e administratës publike për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset dhe avokimit për ta garantuar të drejtën e qytetarëve për dëmshpërblim në rastet e shkeljeve nga shteti.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Projekti synon të promovojë procedura të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset përmes dy objektivave: (1) trajtimit të së drejtës për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e dëmit të shkaktuar nga organet publike për individët privatë, siç njihet me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve; (2) trajtimit të sfidave të qytetarëve dhe bizneseve me barrë administrative gjatë marrjes së shërbimeve publike, duke ofruar asistencë të drejtpërdrejtë për një grup institucionesh për thjeshtimin e disa shërbimeve dhe digjitalizimin e shërbimeve përkatëse.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Nëpërmjet zbatimit të planit të veprimit, D+ synon t’i arrijë qëllimet e mëposhtme: 1. Informimi dhe mbështetja e qytetarëve për të drejtën e tyre për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e dëmit të shkaktuar nga organet publike. 2. Mbështetja e institucioneve dhe komunave të synuara për t’i thjeshtuar procedurat administrative për shërbime dhe për të digjitalizuar shërbimet. 3. T'u japë zë dhe mundësi bizneseve që të ulen në tavolinë me vendimmarrësit dhe të diskutojnë me ta për barrën administrative. 4. Ndërtimi i një kulture të bashkëkrijimit të shërbimeve digjitale midis qeverisë, në njërën anë, dhe qytetarëve e bizneseve, në anën tjetër. 5. Ta ndryshojë mënyrën se si qytetarët dhe bizneset i shohin dhe mund të kontribuojnë në reformat e administratës publike.
AKTIVITETET:
Për të arritur objektivat e lartpërmendura, D+ do t’i zhvillojë aktivitetet në vijim gjatë planit kohor të projektit: • Monitorimi i 20 rasteve të shkeljeve administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës. • Përgatitja e 10 raporteve të reagimit të shpejtë pas procesit të monitorimit të 20 rasteve të shkeljeve administrative. • Krijimi i zyrës së ndihmës ligjore për të ofruar këshillim për qytetarët që mendojnë të kërkojnë dëmshpërblim. • Përgatitja e një videoje të animuar për garancitë ligjore për dëmshpërblimin në rastet e shkeljeve administrative. • Organizimi i shtatë (7) ngjarjeve sensibilizuese në shtatë (7) rajone të Kosovës me gjithsej rreth 150 qytetarë, media, OJQ dhe biznese, për të diskutuar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Organizimi i katër (4) debateve publike në televizionin kombëtar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim, rastet, finalizimin etj. • Anketa Ombinus me rreth 1200 qytetarë të anketuar për njohuritë e tyre për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Analizimi i politikave për thjeshtësimin e procedurave administrative në tetë institucione të nivelit lokal dhe qendror dhe për digjitalizimin e shërbimeve. • Organizimi i dy (2) konferencave vjetore rajonale për zvogëlimin e barrës administrative, duke i bërë bashkë perspektivat nga Kosova dhe duke i përfshirë së paku dy vende fqinje lidhur me mënyrën se si është zvogëluar barra administrative për qytetarët dhe bizneset. • Organizimi i dy (2) takimeve vjetore me komunitetin e biznesit për t’i diskutuar nevojat dhe shqetësimet konkrete të tyre për mënyrën e zvogëlimit të barrës administrative, për t’i prezantuar praktikat më të mira nga institucionet e ndryshme dhe për t’i shkëmbyer njohuritë. • Organizimi i takimeve periodike (tri herë në vit) me Organin Konsultativ për Zvogëlimin e Barrës Administrative të përbërë nga palët me interes. • Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese përmes përgatitjes së fletushkave dhe video animacioneve për mundësitë për procedura të thjeshtuara administrative dhe për pasojat e barrës administrative, diagrameve informative dhe programeve televizive.
REZULTATI:
• Monitorimi i 20 çështjeve gjyqësore të shkeljeve administrative dhe ekspozimi i gjetjeve për publikun në mënyra të ndryshme. • Hartimi dhe publikimi i 10 përmbledhjeve të reagimeve të shpejta, duke dhënë rekomandime konkrete për institucionet publike dhe duke i informuar qytetarët për të drejtën e tyre për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e shkeljeve administrative. • Mbështetja e drejtpërdrejtë me këshilla juridike për afro 50 qytetarë përmes krijimit të zyrës për ndihmë juridike. • Dy (2) video animacione që e trajtojnë barrën administrative me të cilën përballen qytetarët dhe bizneset. • Pesë (5) diagrame informative me të dhënat kryesore të Planit të Veprimit dhe çfarë ai nënkupton në praktikë për institucionet publike. • Katër (4) debate publike në televizionin kombëtar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Ndarja e tri (3) analizave të politikave për thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative përmes mediave sociale dhe takimeve sy më sy me institucionet e synuara. • Ndarja e një (1) shqyrtimi ligjor për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim me rekomandime specifike për politikat përmes takimeve sociale dhe sy më sy me institucionet përkatëse. • Një (1) video e animuar për garancitë ligjore për dëmshpërblim në rastet e shkeljeve administrative