EMRI I PROJEKTIT:

Promovimi i procedurave të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset

SEKTORI:

Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 215,817,57 € Kontributi i BE-së: 194,200.00 €

KOHËZGJATJA:

Muaj: 30 Data e fillimit: 1 shkurt 2023 Data e mbarimit: 31 korrik 2025

PARTNERI ZBATUES:

Demokracia Plus (D+)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

- Zyra e Planifikimit Strategjik në Kryeministri - Ministritë e synuara (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve; Ministria e Mjedisit; Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë; Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës) - Institucionet e pavarura të synuara (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare; Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale; Komisioni i Pavarur i Mediave) - Komunat e synuara (Ferizaji dhe Graçanica) - Zyrtarët publikë në tërë administratën - Komuniteti i biznesit - Qytetarët në përgjithësi

MBULIMI/NDIKIMI:

Fusha kryesore e synuar: Qeverisja e mirë, Administrata Publike Zona dytësore e synuar: Luftimi i korrupsionit dhe mbështetja e drejtësisë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm është që t’i kontribuohet rritjes së mbikëqyrjes qytetare mbi reformat e administratës publike për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset dhe avokimit për ta garantuar të drejtën e qytetarëve për dëmshpërblim në rastet e shkeljeve nga shteti.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Projekti synon të promovojë procedura të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset përmes dy objektivave: (1) trajtimit të së drejtës për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e dëmit të shkaktuar nga organet publike për individët privatë, siç njihet me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve; (2) trajtimit të sfidave të qytetarëve dhe bizneseve me barrë administrative gjatë marrjes së shërbimeve publike, duke ofruar asistencë të drejtpërdrejtë për një grup institucionesh për thjeshtimin e disa shërbimeve dhe digjitalizimin e shërbimeve përkatëse.

AKTIVITETET:

Për të arritur objektivat e lartpërmendura, D+ do t’i zhvillojë aktivitetet në vijim gjatë planit kohor të projektit: • Monitorimi i 20 rasteve të shkeljeve administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës. • Përgatitja e 10 raporteve të reagimit të shpejtë pas procesit të monitorimit të 20 rasteve të shkeljeve administrative. • Krijimi i zyrës së ndihmës ligjore për të ofruar këshillim për qytetarët që mendojnë të kërkojnë dëmshpërblim. • Përgatitja e një videoje të animuar për garancitë ligjore për dëmshpërblimin në rastet e shkeljeve administrative. • Organizimi i shtatë (7) ngjarjeve sensibilizuese në shtatë (7) rajone të Kosovës me gjithsej rreth 150 qytetarë, media, OJQ dhe biznese, për të diskutuar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Organizimi i katër (4) debateve publike në televizionin kombëtar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim, rastet, finalizimin etj. • Anketa Ombinus me rreth 1200 qytetarë të anketuar për njohuritë e tyre për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Analizimi i politikave për thjeshtësimin e procedurave administrative në tetë institucione të nivelit lokal dhe qendror dhe për digjitalizimin e shërbimeve. • Organizimi i dy (2) konferencave vjetore rajonale për zvogëlimin e barrës administrative, duke i bërë bashkë perspektivat nga Kosova dhe duke i përfshirë së paku dy vende fqinje lidhur me mënyrën se si është zvogëluar barra administrative për qytetarët dhe bizneset. • Organizimi i dy (2) takimeve vjetore me komunitetin e biznesit për t’i diskutuar nevojat dhe shqetësimet konkrete të tyre për mënyrën e zvogëlimit të barrës administrative, për t’i prezantuar praktikat më të mira nga institucionet e ndryshme dhe për t’i shkëmbyer njohuritë. • Organizimi i takimeve periodike (tri herë në vit) me Organin Konsultativ për Zvogëlimin e Barrës Administrative të përbërë nga palët me interes. • Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese përmes përgatitjes së fletushkave dhe video animacioneve për mundësitë për procedura të thjeshtuara administrative dhe për pasojat e barrës administrative, diagrameve informative dhe programeve televizive.

REZULTATI:

• Monitorimi i 20 çështjeve gjyqësore të shkeljeve administrative dhe ekspozimi i gjetjeve për publikun në mënyra të ndryshme. • Hartimi dhe publikimi i 10 përmbledhjeve të reagimeve të shpejta, duke dhënë rekomandime konkrete për institucionet publike dhe duke i informuar qytetarët për të drejtën e tyre për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e shkeljeve administrative. • Mbështetja e drejtpërdrejtë me këshilla juridike për afro 50 qytetarë përmes krijimit të zyrës për ndihmë juridike. • Dy (2) video animacione që e trajtojnë barrën administrative me të cilën përballen qytetarët dhe bizneset. • Pesë (5) diagrame informative me të dhënat kryesore të Planit të Veprimit dhe çfarë ai nënkupton në praktikë për institucionet publike. • Katër (4) debate publike në televizionin kombëtar për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim. • Ndarja e tri (3) analizave të politikave për thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative përmes mediave sociale dhe takimeve sy më sy me institucionet e synuara. • Ndarja e një (1) shqyrtimi ligjor për të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim me rekomandime specifike për politikat përmes takimeve sociale dhe sy më sy me institucionet përkatëse. • Një (1) video e animuar për garancitë ligjore për dëmshpërblim në rastet e shkeljeve administrative