EMRI I PROJEKTIT:
Promovimi i reformave të integrimit evropian me fokus në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit dhe Agjendën e Reformave Evropiane
SECTORI:
Shoqëria civile
VLERA E PROJEKTIT:
108.840,00 EUR (Kontributi i BE-së 99.950,00 EUR, 92%)
KOHËZGJATJA:
24 muaj 01/06/2023 - 31/05/2025
PARTNERI ZBATUES:
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja FOL
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Institucionet qeveritare, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të), profesionistët e rinj dhe palët e interesuara, mediat, publiku i përgjithshëm
MBULIMI/NDIKIMI:
Procesi i Integrimit në BE, Anti-Korrupsioni, Reforma e Administratës Publike dhe Energjia.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE duke forcuar kapacitetet e institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile në anti-korrupsion, reformën e administratës publike dhe sektorin e energjisë. Përveç kësaj, projekti synon të rrisë vetëdijen dhe kuptimin e publikut për procesin e anëtarësimit në BE dhe të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të ndryshme të interesuara në Kosovë.
AKTIVITETET:
Komponenti 1: Përgatitja për negociatat e aderimit në BE Aktiviteti 1. Kryerja e një ankete kombëtare mbi negociatat e anëtarësimit të Kosovës në BE Aktiviteti 1.1 Publikimi i raportit me gjetjet e anketës kombëtare Aktiviteti 1.2 Paraqitja e të dhënave të nxjerra nga anketa kombëtare përmes tre ngjarjeve Aktiviteti 2. Përmbledhje e politikave mbi strukturën institucionale për negociatat e anëtarësimit në BE Aktiviteti 2.1 Konferencë për shtyp për të paraqitur gjetjet e përmbledhjes së politikave Aktiviteti 3. Përmbledhje e politikave mbi rolin e shoqërisë civile, mediave dhe palëve të tjera të interesuara Aktiviteti 3.1 Konferencë për shtyp për të paraqitur gjetjet e përmbledhjes së politikave Aktiviteti 4. Konferenca përmbyllëse mbi përgatitjen për negociatat e anëtarësimit në BE Komponenti 2: Implementimi i reformave për aderimin në BE Aktiviteti 5. Përmbledhje e Politikave mbi Strategjinë Anti-Korrupsion Aktiviteti 5.1 FOL Hapur: Diskutim i hapur mbi Strategjinë Anti-Korrupsion Aktiviteti 6 Monitorimi i implementimit të Strategjisë Anti-Korrupsion Aktiviteti 6.1 Raportet e monitorimit të Strategjisë Anti-Korrupsion Aktiviteti 6.2 Prezantimi i gjetjeve të monitorimit Aktiviteti 7. Përmbledhje e Politikave mbi Strategjinë e Energjisë Aktiviteti 7.1 FOL Hapur: Diskutim mbi Strategjinë e Energjisë Aktiviteti 8. Monitorimi i implementimit të Strategjisë së Energjisë Aktiviteti 8.1 Prezantimi i gjetjeve të monitorimit Aktiviteti 9. Konferenca përmbyllëse
REZULTATI:
● Përmirësimi i llogaridhënies publike dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile të institucioneve përkatëse publike për përgatitjet dhe angazhimin në negociatat e anëtarësimit në BE; ● Rritja e nivelit të informimit të institucioneve publike, vendimmarrësve politikë dhe aktorëve të tjerë mbi perceptimin e publikut në lidhje me negociatat për anëtarësim në BE; ● Realizimi i monitorimit të rregullt të përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit në BE; ● Përmirësimi i diskutimi të informuar publik dhe vendimmarrjes së informuar mbi përgatitjet për negociatat e anëtarësimit në BE; ● Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe palëve të tjera të interesuara në lidhje me negociatat për anëtarësim; ● Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me negociatat e anëtarësimit. ● Angazhimi i qytetarëve në sferën e anëtarësimit në BE dhe përfshirjen e tyre. ● Llogaridhënia publike dhe mbikëqyrja nga shoqëria civile e institucioneve publike përgjegjëse për implementimin e strategjisë anti-korrupsion. ● Realizimi i monitorimit të rregullt të progresit në implementimin e Strategjisë Anti-Korrupsion dhe Strategjisë së Energjisë; ● Diskutimi i informuar publik dhe vendimmarrja e informuar mbi implementimin e e këtyre dy strategjive; ● Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe palëve të tjera të interesuara në fushat e anti-korrupsionit dhe energjisë; ● Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut në fushat e anti-korrupsionit dhe energjisë dhe për implementimin e tyre.