EMRI I PROJEKTIT:

Rritja e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë

SECTORI:

Shteti i së drejtës

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 205.263,16 € Kontributi i BE-së 195.000 €

KOHËZGJATJA:

36 muaj Data e fillimit: 15 janar 2024 Data e përfundimit: 15 janar 2027

PARTNERI ZBATUES:

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituesit a. Familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të jetojnë me dhimbje për familjarët e tyre të zhdukur. Për më tepër, familjet e personave të zhdukur ngrenë shqetësime për mungesën e azhurnimeve mbi procesin dhe mospërfshirjen e tyre në konsultimet publike lidhur me çështjen e personave të zhdukur. Po ashtu, brezat e rinj nga familjet e personave të pagjetur janë lënë disi krejtësisht jashtë procesit. Përmes këtij veprimi, familjet e personave të zhdukur do të njihen me informacione të azhurnuara mbi procesin e personave të zhdukur, kornizën ligjore aktuale dhe cili është roli i Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe çfarë mund të presin nga një dokument i tillë. Nga ana tjetër, ata do të kenë mundësinë të takohen dhe të diskutojnë shqetësimet e tyre me personat/institucionet më përgjegjëse për zbatimin e detyrimeve që dalin nga korniza ligjore aktuale, politikat dhe deklarata e sipërpërmendur për personat e zhdukur. Në kuadër të këtij veprimi, do të bëhen përpjekje që brezat e rinj të familjeve të personave të zhdukur të jenë pjesë e procesit. Gjithashtu, përmes artit publik, ky veprim do të kontribuojë në njohjen e dhimbjes së tyre të pritjes dhe nga ana tjetër do të rrisë empatinë e gjithë shoqërisë ndaj tyre. b. Shoqëria në përgjithësi, si shoqëri pas konfliktit, në baza të përditshme po ballafaqohet me pasojat e konfliktit të armatosur 1998-1999. Përveç kësaj, shoqëria kosovare është viktimë e narrativave të ndryshme rreth proceseve të Ballafaqimit me të Kaluarën, përfshirë ato që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Nëpërmjet kësaj veprimi, shoqëria kosovare do të ekspozohet ndaj informacionit të paanshëm, përfshirës dhe që nxit tolerancën, i cili do të rrisë mirëqenien e përgjithshme. Përveç kësaj, veprat e artit publik do të nxisin empatinë ndaj të gjitha familjeve të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Kjo rezulton me një Kosovë stabile dhe tolerante në të cilën njerëzit janë pranues dhe empatikë ndaj humbjeve të të gjitha kategorive të viktimave.

PARTNERËT:

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH)

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosovo

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë përpjekjet e palëve relevante të interesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur përmes promovimit të llogaridhënies, qasjes nga poshtë-lart, dialogut social dhe ofrimit të informatave relevante të vlefshme për familjet e personave të zhdukur në Kosovë.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

- Mbështetja e implementimit të kornizës ligjore dhe detyrimeve që kanë dalë nga Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e nxjerrë më 2 maj 2023. - Përfshirja e çështjes së personave të zhdukur si pjesë e një dialogu të brendshëm ndërmjet palëve më të rëndësishme të interesit dhe grupeve të interesit. - Përdorimi i veprave të artit publik si memoriale që nxisin reflektim, duke avokuar për të drejtat e anëtarëve të familjeve të personave të zhdukur dhe duke rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje. - Ofrimi i informacionit, mbështetjes dhe azhurnimeve për familjet e personave të zhdukur.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Projekti i propozuar përdor metodat e vendosura për të zbardhur fatin e personave të zhdukur në shoqëritë pas konfliktit, duke pranuar specifikat e rasteve të Kosovës dhe duke përfshirë në hartimin e projektit progresin që është bërë në Kosovë në 23 vitet e fundit që nga përfundimi i konfliktit. Një qasje e tillë tregon koherencën në përpjekjet qytetare në procesin e ofrimit të një mbylljeje të kapitullit të vendndodhjes së personave të zhdukur dhe optimizon mundësitë për arritjen e rezultateve të pasura. Qasjet kryesore metodologjike të përfshira në projekt janë: a. Qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur Ky projekt synon të evidentojë mangësitë ekzistuese në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur dhe të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse për adresimin e mangësive kryesore dhe praktikave që i ushqejnë këto mangësi, ku përfshihen:  kornizat ligjore të paqëndrueshme dhe mungesa e përgjigjeve institucionale në fushën e personave të zhdukur;  mungesa e konsultimeve të vazhdueshme me familjet e personave të zhdukur;  mungesa e bashkëpunimit të duhur mes Kosovës dhe Serbisë në çështjen e personave të zhdukur;  politizimi i temës së personave të zhdukur. Ky kompleksitet i faktorëve të ndërlidhur që e kontekstualizojnë çështjen e personave të zhdukur në Kosovë thekson nevojën për një zotim strategjik dhe afatgjatë të të gjithë aktorëve të shoqërisë për të zbardhur fatin e tyre, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në rolin e tyre si përfaqësuese të drejtpërdrejta të komuniteteve të Kosovës. Si përgjigje ndaj këtyre nevojave, ky projekt synon të ndërtojë partneritete qytetare lokale dhe të forcojë ekspertizën e tyre për të adresuar kompleksitetin dhe për të identifikuar mangësitë në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur. Për më tepër, projekti ka për qëllim ta sjellë temën e personave të zhdukur në një dialog shoqëror dhe të kontribuojë në rritjen e ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj familjeve që ende janë në kërkim të të dashurve të tyre. b. Qasja “Njeriu për Njeriun” Programi i propozuar bazohet në masë të madhe në logjikën e drejtpërdrejtë të qasjes Njeriu për Njeriun (P2P), e cila synon krijimin e mundësive për një seri ndërveprimesh midis aktorëve relevantë dhe grupeve të interesit, për të forcuar bashkëpunimin e tyre, për të diskutuar nevojat dhe mundësitë dhe për të identifikuar hapat e ardhshëm që mund të kontribuojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, si dhe në mbrojtjen e dinjitetit të familjeve të tyre. Aktivitetet janë të dizajnuara për të ndjekur logjikën lineare të qasjes Njeriu për Njeriun: kuptoj-vlerësoj-bashkëpunoj, duke krijuar kështulidhje shkak-pasojë ndërmjet interesave dhe objektivave të përfituesve të ndërhyrjes. Shembulli më i mirë i kësaj praktike është grupi i aktiviteteve që bën bashkë aktorët relevantë dhe familjet e personave të zhdukur për të trajtuar mangësitë në procesin e zbardhjes së fatit të tyre; kjo krijon hapësirë për angazhim të përbashkët në identifikimin e problemeve, për lehtësimin e bashkëpunimit dhe për angazhim aktiv në përpjekjet për të adresuar këto çështje. c. Qasja “Mos Dëmto” Kompleksiteti i ndryshimeve të synuara dhe ndjeshmëria e çështjes së personave të zhdukur në Kosovë kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të menduar mirë, duke synuar identifikimin e përpiktë të objektivave dhe mbikëqyrjen e sinjaleve të mundshme për angazhime kundërproduktive. Kjo përbën thelbin e qasjes “Mos dëmto”. Kjo metodë është thellësisht e integruar në dizajnin e ndërhyrjes dhe përfshihet në të gjitha aktivitetet e projektit. Këtu përfshihet: një komponent i monitorimit dhe vlerësimit, ku parashikohen përpjekje shtesë nga FDH Kosova dhe QBPZH për të monitoruar qëndrimet e grupeve të synuara dhe ndikimin e ndërhyrjes së projektit në sjelljen e aktorëve të përfshirë. d. Integrimi i perspektivës gjinore Programi i propozuar përfshin barazinë gjinore si një dimension gjithëpërfshirës në të gjitha fazat e programimit, duke siguruar që interesat e grupeve të grave dhe parimet e barazisë gjinore të jenë të integruara në të gjitha aspektet e programit, nga planifikimi deri te zbatimi. Kur është e mundur, treguesit e matshëm përcaktohen me kuota gjinore, për shembull, në takimet me familjet e personave të zhdukur do të sigurohet një balancë gjinore e pjesëmarrësve. Politika e integrimit të perspektivës gjinore ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e paqes, për shkak të roleve të ndryshme gjinore në konflikte, të cilat shpesh i vendosin gratë në pozita të pafavorshme brenda strukturave të dominimit mashkullor. Kjo qasje do të mundësojë rritjen e vetëbesimit por dhe kredibilitetit të grave dhe grupeve të grave për t’u angazhuar në proceset e ballafaqimit me të kaluarën), respektivisht në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. e. Ndërtimi mbi rezultatet e mëparshme Ky projekt nuk është pjesë formale e ndonjë programi më të madh, por mbështet përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit lokal dhe ndërkombëtar për të zbardhur fatin e personave të zhdukur në Kosovë dhe për të adresuar nevojat e familjeve të tyre. Në këtë përpjekje, ky projekt shfrytëzon burime dhe aftësi (p.sh., kapacitetet për veprime politike, bashkëpunim qytetar, pjesëmarrje aktive dhe transformim të kornizës ligjore) të krijuara përmes shumë programeve të asistencës së BE-së në dekadën e fundit (programet IPA, instrumenti për OSHC, etj.) Ndërkohë, ky projekt synon të kontribuojë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duke mbështetur zbatimin e Deklaratës së Përbashkët mbi Personat e Zhdukur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i përpjekjeve të BE-së për pajtimin mes dy vendeve. Për më tepër, veprimet e propozuara përfshijnë programet dhe instrumentet e njohura dhe të zhvilluara të dy organizatave, FDH Kosovë dhe QBPZH. Këto instrumente janë krijuar përmes përpjekjeve individuale të anëtarëve të organizatave, me qëllim që të kontribuojnë në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë.

AKTIVITETET:

Grupi i parë i aktiviteteve: A1.1. Rishikimi i strategjive ekzistuese kombëtare dhe kornizës ligjore përkatëse A.1.2. Përgatitja e raportit vjetor bazuar në aktivitetin e rishikimit të strategjive kombëtare, të kornizës ligjore përkatëse dhe të monitorimit të deklaratës mbi personat e zhdukur. Grupi i dytë i aktiviteteve: A.2.1. Publikimi i thirrjes së hapur për artistë për vepra arti publik A.2.2. Themelimi i komisionit të ekspertëve dhe përzgjedhja e projektit më të mirë të veprave të artit publik A.2.3. Instalimi i veprës së artit në një hapësirë publike A.2.4. Organizimi i një bisede publike mbi artin publik A.2.5. Përgatitja dhe prezantimi i një publikimi mbi veprën e artit publik që është krijuar Grupi i tretë i aktiviteteve: A.3.1. Përgatitja dhe organizimi i një sesioni informativ për familjet e personave të zhdukur A.3.2. Përgatitja dhe organizimi i një sesioni informativ për familjet e personave të zhdukur me pjesëmarrjen e aktorëve përkatës

REZULTATI:

Implementimi i suksesshëm i aktiviteteve të shtjelluara më sipër do të sjellë rezultatet e mëposhtme: Rezultati 1: Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante janë më efikase dhe më përfshirëse në implementimin e kornizës ligjore që adreson çështjen e personave të zhdukur në Kosovë. Rezultati 2: Shoqëria në përgjithësi ka më shumë njohuri për rolin e aktorëve relevantë dhe kornizën ligjore aktuale për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur. Rezultati 3: Familjet e personave të zhdukur dhe grupe të tjera të interesit janë të përfshira në mënyrë aktive në ngritjen e shqetësimeve dhe nevojave të tyre lidhur me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Rezultati 4: Palëve përkatëse të interesuara u jepet një informacion i dorës së parë për kërkesat e familjeve të personave të zhdukur. Rezultati 5: Shoqëria në përgjithësi në Kosovë ka një kuptim më të thellë për çështjen e personave të pagjetur. Rezultati 6: Një numër i konsiderueshëm i shoqërisë kosovare, me fokus te të rinjtë, ka një kuptim më të thellë mbi rolin e artit në ballafaqimin me të kaluarën (shërim, dokumentim). Rezultati 7: Numër i madh anëtarësh të familjeve të personave të zhdukur janë të informuar mirë mbi zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e personave të zhdukur.