EMRI I PROJEKTIT:

Të drejtat e përforcuara: Zhvillimi përfshirës dhe përfshirja sociale për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më të prekura nga diskriminimi në Kosovë

SECTORI:

Shteti i së drejtës

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 226.315,00 € Kontributi i BE-së: 215.000,00 €

KOHËZGJATJA:

24 muaj Data e fillimit: 15 janar 2024 Data e përfundimit: 14 janar 2026

PARTNERI ZBATUES:

Save the Children Suedia

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Vajzat, djemtë dhe të rinjtë që janë në risk për diskriminim dhe përjashtim për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar, seksit, orientimit seksual, origjinës dhe për çdo arsye tjetër diskriminimi, në shtatë komuna; Të mbijetuarit / viktimat e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe dhunës në familje; ofruesit e shërbimeve formale (Qendrat për Punë Sociale (QPS)) dhe joformale (Organizatat Joqeveritare të Licencuara (OJQ)).

PARTNERËT:

Save the Children Kosova/o

MBULIMI/NDIKIMI:

7 komuna

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të përmirësojë mirëqenien dhe të drejtat e vajzave, djemve, grave, viktimave/të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe dhunës në familje, si dhe fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shtatë komunat e synuara, duke përmirësuar shërbimet e përgjegjshme gjinore të mbrojtjes sociale të cilat ofrohen nga ofruesit e shërbimeve sociale formale dhe joformale. Për më tepër, qëllimi është të fuqizohen vajzat dhe djemtë që preken më shumë nga pabarazia dhe diskriminimi brenda këtyre komunave; dhe me përfshirje në avokim me aktorët përgjegjës të sigurohet që të drejtat e fëmijëve respektohen.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

• Përmirësimi i njohurive të ofruesve të shërbimeve formale dhe joformale mbi integrimin e çështjeve gjinore dhe mbrojtjen sociale të ndjeshme ndaj fëmijëve dhe gjinisë. • Rritja e disponueshmërisë dhe qasjes në shërbime sociale për viktimat/të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe dhunës në familje. • Rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve qeveritare dhe bartësve të përgjegjësive mbi rastet e diskriminimit ndaj grupeve të margjinalizuara, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, komunitetit LGBTQI+ dhe fëmijëve që nuk përputhen me normat gjinore. • Fuqizimi i adoleshentëve në lidhje me vetë-imazhin dhe vetëbesimin e tyre, si dhe aftësinë për të komunikuar dhe shprehur veten, me potencialin për ta zhvilluar fotografinë si një aftësi të transferueshme për qëllime të ndryshme, si avokimi, aktivizmi dhe përmirësimi i mundësive për jetesë.

AKTIVITETET:

Aktivitetet nën Rezultatin 1: Ofruesit e shërbimeve formale dhe joformale kanë kapacitetin, njohuritë dhe aftësitë për integrimin e çështjeve gjinore dhe mbrojtjen sociale të ndjeshme ndaj gjinisë dhe fëmijëve: • Aktiviteti 1.1.1 - Trajnim mbi integrimin e çështjeve gjinore për ofruesit e shërbimeve sociale formale dhe joformale; • Aktiviteti 1.1.2 - Trajnim mbi mbrojtjen sociale të ndjeshme ndaj gjinisë dhe fëmijëve për ofruesit e shërbimeve sociale formale dhe joformale. Aktivitetet nën Rezultatin 2: Vajzat, djemtë dhe gratë që kanë mbijetuar dhunën me bazë gjinore (DHBGJ) dhe dhunën në familje raportojnë se ndihen të mbështetur, të pranuar dhe të vlerësuar, si dhe kanë qasje në shërbime sociale të përshtatura sipas nevojave të tyre. • Aktiviteti 2.1.1 - Mbështetje financiare dhe teknike për ofruesit e shërbimeve sociale. Aktivitetet nën Rezultatin 3: Fëmijët dhe të rinjtë kanë rritur ndërgjegjësimin, janë fuqizuar dhe janë të angazhuar në çështje që lidhen me të drejtat e fëmijëve, mirëqenien dhe komunitetin LGBTQI+, duke çuar në përmirësimin e politikave dhe veprimeve si në nivel komunal ashtu edhe në atë kombëtar. • Aktiviteti 3.1.1 - Punëtori me Institucionin e Avokatit të Popullit; • Aktiviteti 3.1.2 - Takime avokuese me institucionet qeveritare, politikëbërësit dhe bartësit e përgjegjësive për të adresuar qasjet diskriminuese në legjislacion dhe ofrimin e shërbimeve; • Aktiviteti 3.2.1 - Hulumtimi pjesëmarrës Photovoice me fëmijë dhe të rinj për të eksploruar identitetin dhe ndërthurjen e përkatësive (intersectionality); • Aktivitet: 3.3.1 - Forume publike me fëmijë dhe të rinj; • Aktivitet: 3.3.2 - Analiza e të dhënave të mbledhura nga forumet publike për të zgjeruar mostrën e anketës Zërat e Rinj.

REZULTATI:

Rezultatet e pritshme: • Më shumë se 2.053 fëmijë dhe 5.303 të rritur do të përfitojnë nga zgjerimi i shërbimeve sociale profesionale dhe të përshtatura enkas, falë rritjes së kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve. • Më shumë se 78 fëmijë dhe 100 të rritur do të përfitojnë nga mbështetja financiare, përfshirë strehimin e sigurt dhe shërbime sociale të përshtatura enkas sipas nevojave të tyre. • Më shumë se 250 fëmijë dhe të rinj do të rrisin ndërgjegjësimin dhe do të fuqizohen për të qenë të angazhuar në mënyrë aktive në çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve, mirëqenien dhe komunitetin LGBTQI+. • Të paktën 1 OJQ e licencuar do të mbështetet me një nën-grant për të ofruar shërbime sociale për viktimat/të mbijetuarit e DHBGJ-së dhe/ose dhunës në familje. • Të paktën 47 OJQ të licencuara dhe 40 QPS (Qendra për Punë Sociale) do të përfitojnë nga mbështetja teknike e përshtatur enkas për forcimin institucional mbi integrimin e çështjeve gjinore.