EMRI I PROJEKTIT:
Transformimi Plus i Inovacionit dhe Shoqërisë në Kosovë
SECTORI:
Shoqëria civile
VLERA E PROJEKTIT:
104.850 (Kontributi i BE-së 99.930 EUR, 95,30% )
KOHËZGJATJA:
12 muaj 01/06/2023 – 31/05/2024
PARTNERI ZBATUES:
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër (DokuFest) & Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Shkollat fillore, mësimdhënësit, nxënësit dhe organizatat e komuniteteve lokale
MBULIMI/NDIKIMI:
Prizren, Mitrovica, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan, Obiliq, Suhareke, Vitia, Podujeve, Dragash and Kamenice
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Projekti synon të nxisë krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim idesh për adoleshentët në adresimin e lajmeve të rreme dhe dezinformimit përmes: • Krijimit të një mjedisi bashkëveprues dhe bashkëpunues për edukimin qytetar të adoleshentëve me prejardhje të ndryshme etnike • Përpunimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të projektit bazuar në parimet dhe strategjitë bazë për përfshirje dhe pjesëmarrje në komunitete • Avancimit të promovimit të edukimit digjital për adoleshentët dhe komunitetet lokale dhe ndërtimit të aftësive për reziliencë • Ndërtimit të aftësive digjitale të punonjësve pedagogjikë dhe drejtuesve të komunitetit për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë reziliencë për të identifikuar dhe rezistuar ndaj narrativave ekstremiste, gjuhës së urrejtjes dhe për të fituar aftësi socio-emocionale për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në shoqëri pa pasur nevojë të përdorin dhunën
AKTIVITETET:
• Përzgjedhja e përfaqësuesve të komunitetit dhe rinovimi i anëtarëve në Klubet Shkollore - Takimi fillestar me organizatat formale dhe joformale të komunitetit lokal nga komunat partnere • Takimi i përbashkët fillestar me të gjitha palët e interesuara • Organizimi i shkollës verore • Përzgjedhja e filmave për shfaqje në komunitet me pjesëmarrjen e shkollave dhe përfaqësuesve të komunitetit • Zhvillimi i udhëzuesve filmikë për parandalimin e radikalizimit, edukimin mediatik digjital dhe marrëdhëniet ndëretnike • Shfaqja e filmave në lokacionet e projektit • Prodhimi i storieve me interes njerëzor nga përfaqësues të komunitetit të ndihmuar nga Klubet Shkollore • Organizimi i trajnimeve për Klubet Shkollore dhe Mësimdhënësit • Organizimi i trajnimeve për përfaqësuesit e komunitetit • Organizimi i sfidës së transformimit social digjital – mini-grante për organizatat e komunitetit që punojnë me shkollat në tema të marrëdhënieve ndëretnike dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes • Organizimi i ngjarjes përfundimtare dhe ceremonisë së ndarjes së çmimeve
REZULTATI:
• Krijimi i një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi për organizatat me bazë në komunitet që punojnë së bashku me shkollat (nxënës dhe mësimdhënës) në parandalimin, shmangien dhe adresimin e sharjeve eventuale etnike dhe mesazheve të urrejtjes në peizazhin mediatik dhe krijimin e përmbajtjes digjitale si kundër-narrativa bazuar në respektin dhe tolerancën reciproke. Ndarja bëhet përmes ngjarjeve publike, të ndjekura nga diskutime të hapura të lehtësuara nga ekspertë tematikë • Të paktën 5 përfaqësues të komunitetit dhe 10 nxënës të shkollave të mesme aftësohen për të krijuar të paktën 10 storie vizuale me interes njerëzor të fokusuara në alternativa pozitive dhe kundër-narrativa frymëzuese ndaj gjuhës së urrejtjes. Shpërndarja bëhet përmes kanaleve të mediave sociale dhe shfaqjes në shkolla • Mësimdhënësit e trajnuar u përgjigjen në mënyrë më adekuate nevojave të studentëve dhe e përshtatin mësimdhënien e tyre në përputhje me kërkesat arsimore të shekullit të 21-të • Platforma digjitale me burim të hapur vihet në dispozicion të komuniteteve, shkollave dhe publikut të gjerë për transformimin e suksesshëm të arsimit digjital, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimnxënies dhe përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror