EMRI I PROJEKTIT:

Veprimi i Deminimit të Kosovës - Pastrimi i minave dhe municioneve thërrmuese

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

3.900.000,00 EUR

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 8 dhjetor 2022 Data e mbarimit: 7 dhjetor 2024 (34 muaj)

PARTNERI ZBATUES:

Republika e Kosovës

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA) - Halo Trust Europe

MBULIMI/NDIKIMI:

Veriu i Kosovës, komunat Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë Jugore, Podujevë dhe Prishtinë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Veprimi synon të kthejë tokën e kontaminuar më parë nga municionet thërrmuese dhe minat tokësore në Kosovë tek komunitetet lokale për përdorim të sigurt dhe produktiv, duke i mbrojtur kështu civilët gra dhe burra, duke e siguruar jetesën e tyre dhe duke mundësuar më tej zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Veprimi do t’i kontribuojë qëllimit të theksuar të qeverisë së Kosovës për ta pastruar Kosovën nga minat.

AKTIVITETET:

 Pastrimi i tokës së zonave të rrezikshme të dyshuara dhe të konfirmuara nga minat do ta arrijë rezultatin e parashikuar prej 400,000 m2 tokë të sigurt që do t'u kthehet komuniteteve. Pas përfundimit të suksesshëm të detyrës (ave), siç është caktuar nga QKVM-ja, ceremonitë e dorëzimit do të zhvillohen me komunitetet lokale. Një supozim i lidhur është se HALO mund të rekrutojë, trajnojë, pajis; dhe vendosë katër ekipe të pastrimit të minave në kohën e duhur (në një mjedisin me COVID). NPA-ja do ta angazhojë tërë personelin tjetër e nevojshëm që aktiviteti të kryhet në përputhje me PSV-të e miratuara nga NPA-ja, SKVM-të, SNVM-të dhe akreditimin e QKVM-së, siç është menaxhimi i cilësisë, vlerësimi i ndërlidhjes/ndikimit në komunitet dhe stafi i menaxhimit të informatave, si dhe stafi i nevojshëm mbështetës. Këto funksione janë pjesë përbërëse e aktivitetit sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe PSV-ve të NPA-së. Koha e nevojshme për prokurimin e pajisjeve kyçe, duke përfshirë detektorët, përbën rrezik relevant. Produkti i planifikuar ka rezultate të rëndësishme në atë që 30% e zonës së mbetur të njohur të fushave të minuara do të pastrohet, do të ketë një përmirësim të jetesës në nivel kombëtar (që do të përcaktohet më tej përmes ndërlidhjes me komunitetin dhe vlerësimit të ndikimit) dhe do përmirësohet ndjenja e sigurisë (që gjithashtu do të trajtohet në kuadër të ndërlidhjes me komunitetin).  Do të bëhet pastrimi i tokës nga municionet thërrmuese të dyshuara dhe i zonave të zonave të rrezikshme të konfirmuara përmes anketimit dhe pastrimit të zonave së luftimit, në mënyrë që të arrihet rezultati i parashikuar prej 3,600,000 m2 toke të sigurt të kthyer në komunitet. Pas përfundimit me sukses të detyrave, siç janë përcaktuar nga QKVM-ja, do të mbahen ceremonitë e dorëzimit me komunitetet lokale. Një supozim i ndërlidhur është se NPA-ja mund të rekrutojë, trajnojë, pajisë dhe dislokojë katër ekipe të pastrimit të zonave të luftimit në kohën e duhur (në një mjedis me COVID). NPA-ja do ta angazhojë tërë personelin tjetër e nevojshëm që aktiviteti të kryhet në përputhje me PSV-të e miratuara nga NPA-ja, SKVM-të, SNVM-të dhe akreditimin e QKVM-së, siç është menaxhimi i cilësisë, vlerësimi i ndërlidhjes/ndikimit në komunitet dhe stafi i menaxhimit të informatave, si dhe stafi i nevojshëm mbështetës. Këto funksione janë pjesë përbërëse e aktivitetit sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe PSV-ve të NPA-së. Koha e nevojshme për prokurimin e pajisjeve kyçe, duke përfshirë detektorët, përbën rrezik relevant. Produkti i planifikuar ka rezultate të rëndësishme në atë që do të pastrohet përafërsisht 30% e zonës së së rrezikshme të mbetur për të cilën dihet, do të ketë një përmirësim të jetesës në nivel kombëtar (që do të përcaktohet më tej përmes ndërlidhjes me komunitetin dhe vlerësimit të ndikimit) dhe do përmirësohet ndjenja e sigurisë (që gjithashtu do të trajtohet në kuadër të ndërlidhjes me komunitetin).

REZULTATI:

 400,000 m2 tokë e prekur nga minat pastrohet dhe u kthehet komuniteteve lokale për përdorim të sigurt.  Rritja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për gratë, burrat dhe fëmijët në komunitetet e prekura nga mbetjet shpërthyese të luftës (MSHL-të) në Kosovë.