EMRI I PROJEKTIT:
Veprimi Kundër Diskriminimit për të Gjithë (AADA)
SECTORI:
Shteti i së drejtës
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 214.400,32 € Kontributi i BE-së 180.000,00 €
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 01.02.2023 Data e përfundimit: 31.01.2026
PARTNERI ZBATUES:
Qendra për Arsim e Kosovës
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Rreth 5,000 vajza dhe djem të moshës 15-18 vjeç nga 15 shkolla të mesme të larta (gjimnaze dhe shkolla AAP) Shkollat dhe autoritetet lokale nga 10 komuna Publiku i përgjithshëm Përfituesit e fundit: Të rinjtë e Kosovës
PARTNERËT:
Ipko Foundation
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha e synuar kryesore: Gjimnazet dhe shkollat e AAP në Kosovë Fusha e synuar dytësore: Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të sigurohet që të gjithë të rinjtë trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis mbështetës dhe politika kundër diskriminimit në shkolla dhe shoqëri.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të fuqizohen komunitetet e shkollave për të mbrojtur grupet e cenueshme nga diskriminimi përmes edukimit, ndërmjetësimit dhe zhvillimit të aftësive ndërkulturore
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Ky veprim fokusohet te fëmijët e moshës shkollore dhe është krijuar për t’i mbështetur ata që të bëhen agjentë të ndryshimit në komunitetin e tyre, si dhe për të minimizuar efektet e diskriminimit dhe përvojat e gjuhës së urrejtjes. Kjo do të arrihet duke përmirësuar kapacitetet e tyre për të mbrojtur dhe avokuar për të drejtat e grupeve të cenueshme që i nënshtrohen ose janë në risk nga diskriminimi dhe gjithashtu do të përmirësojë kapacitetet e shkollave dhe autoriteteve lokale për t’i trajtuar rastet e diskriminimit. Duke parandaluar dhe duke iu kundërvënë diskriminimit, si dhe duke rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj problemit, ne do të promovojmë mjedis mbështetës në shkolla dhe shoqëri, duke kontribuuar kështu në arritjen e objektivit të përgjithshëm.
AKTIVITETET:
1.1. Themelimi i 15 klubeve shkollore, të përbëra nga djem dhe vajza të komuniteteve të ndryshme etnike 1.2. Ndërtimi i kapaciteteve të 15 shkollave partnere të mesme të larta për të trajtuar të gjitha format e diskriminimit dhe të gjuhës së urrejtjes 1.3. Implementimi i metodologjive të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve dhe të luftimit të gjuhës së urrejtjes në shkollat partnere 1.4. Mbështetja e autoriteteve të shkollave për të krijuar një sistem efikas të reagimit ndaj rasteve të diskriminimit brenda mjedisit shkollor. 2.1. Organizimi i tre raundeve të shkollës verore për 180 djem dhe vajza nga 10 komuna të përzgjedhura bazuar në metodologjinë PONDER 2.2. Mbështetja e 15 klubeve shkollore për të prodhuar përmbajtje digjitale që promovon luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit 3.1. Zhvillimi dhe plotësimi i kanaleve/profileve zyrtare të shkollave partnere në mediat sociale 3.2. Organizimi i fushatave sociale për ndërgjegjësimin e publikut përmes shpërndarjes së përmbajtjes digjitale të prodhuar nga të rinjtë e Kosovës 3.3. Organizimi i një manifestimi përmbyllës në nivel kombëtar.
REZULTATI:
1. Përmirësimi i kapaciteteve të shkollave të mesme të larta dhe autoriteteve komunale përgjegjëse për të trajtuar diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në mjedisin shkollor. 2. Përmirësimi i aftësive të të rinjve për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre që janë në risk nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi dhe për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin 3. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të cenueshme.