EMRI I PROJEKTIT:
Zhvillimi i mëtejmë i dialogut civil midis Serbisë dhe Kosovës
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e veprimit: 420,324.00 euro Kontributi i BE-së: 399,308.00 euro
KOHËZGJATJA:
42 muaj Data e fillimit: 1.2.2023 Data e mbarimit: 31.7.2026
PARTNERI ZBATUES:
Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” (Kosovë)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Rinia Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) (gjithsej 30 OSHC), - Të rinjtë nga Kosova dhe Serbia (gjithsej 100 me së paku 50% femra) - Komunitetet shumetnike/autoritetet lokale në Serbi (10 komunitete - Subotica, Senta, Kanjiza, Klladova, Bujanoci, Presheva, Medvegja, Novi Pazari, Tutini dhe Sjenica) dhe Kosovë (10 komunitete - Dragashi, Prizreni, Mamusha, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Shtërpca, Obiliqi, Klina dhe Fushë Kosova), - Të rinjtë, gratë dhe grupet etnike (pakicat) nga Kosova dhe Serbia (në total 150 me së paku 50% gra)
PARTNERËT:
Qendra për Rajonalizëm (Serbi)
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova dhe Serbia
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuohet në ndërtimin e një marrëdhënie të mirë fqinjësore midis Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut civil.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivi specifik 1. Të ofrohet mbështetje në lidhjen e bashkëpunimit midis të rinjve nga Kosova dhe Serbia në fushën e punësimit, arsimit, mjedisit dhe kulturës. Objektivi specifik 2. Të ofrohet mbështetje për angazhimin aktiv në dialogun civil të të rinjve, grave dhe pakicave kombëtare në komunitetet shumetnike në Serbi dhe Kosovë.
AKTIVITETET:
Rezultati/komponenti 1: Vep. 1.1. Formimi i Këshillit të Përbashkët të Partneritetit për mbështetjen e bashkëpunimit rinor; Vep. 1.2. Zbatimi i aktiviteteve informuese në Serbi dhe Kosovë për t’i inkurajuar organizatat rinore nga Kosova dhe Serbia që të zhvillojnë aktiviteteve të përbashkëta; Vep. 1.3. Thirrja publike për OSHC-të rinore nga Kosova dhe Serbia për propozime të aktiviteteve të përbashkëta në fushën e punësimit, arsimit, mjedisit dhe kulturës; Vep. 1.4. Procesi i përzgjedhjes së propozimeve për aktivitete të përbashkëta të OShC-ve rinore nga Kosova dhe Serbia; Vep. 1.5. Organizimi i ngritjes së kapaciteteve në fushën e dialogut civil të OSHC-ve të përzgjedhura rinore nga Kosova dhe Serbia; Vep. 1.6. Zbatimi i aktiviteteve të përzgjedhura të përbashkëta të OShC-ve në fushën e punësimit, arsimit, mjedisit dhe kulturës në komunitetet në Serbi dhe Kosovë; Vep. 1.7. Monitorimi dhe mentorimi i OSHC-ve rinore në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta; Vep. 1.8. Organizimi i aktiviteteve për promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore midis Kosovës dhe Serbisë; Vep. 1.9. Organizimi i konferencës me temë “Punësimi i të rinjve, format inovative të edukimit dhe solidariteti”; Vep. 1.10. Organizimi i veprimit të përbashkët “Agjenda e Gjelbër” për pastrimin e lumit Ibër Vep. 1.11. Zhvillimi i fushatës mediale dhe të marketingut për t’i promovuar aktivitetet e përbashkëta të mbështetura të OSHC-ve rinore në Serbi dhe Kosovë. Rezultati/komponenti 2: Vep. 2.1. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për mbështetje në dialogun civil në komunitetet shumetnike në Serbi dhe Kosovë; Vep. 2.2. Zhvillimi e hulumtimeve për gjendjen e të rinjve, grave dhe pakicave etnike në komunitetet e përzgjedhura në Serbi dhe Kosovë; Vep. 2.3. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta për t’i prezantuar dhe diskutuar gjetjet e hulumtimit; Vep. 2.4. Organizimi i ngritjes së kapaciteteve për dialog civil midis palëve lokale me interes (autoriteteve lokale, institucioneve publike, OSHC-ve të komunitetit) përmes vizitës studimore në Serbi (Suboticë, Senta dhe Zrenjanin) dhe Kosovë (Dragash, Fushë Kosovë dhe Novobërdë); Vep. 2.5. Mbështetja e aktiviteteve të përbashkëta në komunitetet e përzgjedhura shumetnike në Serbi dhe Kosovë që i kontribuojnë angazhimit aktiv të të rinjve, grave dhe pakicave etnike Vep. 2.6. Monitorimi dhe mentorimi i realizimit të aktiviteteve të përbashkëta të mbështetura; Vep. 2.7. Zhvillimi i fushatës mediale dhe të marketingut për t’i promovuar aktivitetet e mbështetura në komunitetet shumetnike në Serbi dhe Kosovë; Vep. 2.8. Organizimi i konferencave finale në Serbi dhe Kosovë për t’i paraqitur rezultatet e angazhimit aktiv për mbështetjen e dialogut civil në komunitetet shumetnike.
REZULTATI:
Rezultati 1: Mbështetja e aktiviteteve të përbashkëta të së paku 30 OSHC-ve rinore nga Kosova dhe Serbia në fushën e punësimit, arsimit, mjedisit dhe kulturës. Rezultati 2: Inkurajimi i angazhimit aktiv për dialogun civil në 20 komunitete shumetnike në Serbi dhe Kosovë.