TITULLI I PROJEKTIT:

Kolegji i Biznesit Ndërkombëtar Mitrovicë ICBM 2018-2022

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të ndërtohen marrëdhënie pozitive me komunitetin, si dhe të promovohet bashkëpunimi i qëndrueshëm shumetnik, duke ofruar arsimim biznesi me orientim drejt praktikës për të gjitha grupet etnike në rajon. Të rritet stabiliteti social dhe ekonomik në veri të Kosovës, përmes edukimit ndër-komunitar të biznesit.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

Të rritet stabiliteti social dhe ekonomik në Kosovë, përmes edukimit ndër-komunitar të biznesit dhe menaxhimit. Përmes arsimit të orientuar kah biznesi, IBC-M do të ndërtojë një qendër të integruar të përsosmërisë për edukimin inovativ për të rinjtë e të gjitha etnive në Kosovë 1. Pajtimi dhe avancimi i të gjitha grupeve etnike në Kosovë, përmes mundësimit të arsimit profesional cilësor për grupet e varfra sociale-ekonomike 2. IBC-M është bërë IAL me qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje dhe cilësi të lartë e në rritje, që ofron shkathtësi e njohuri të nevojshme për tregun modern të punës

VENDI:

Kosovë dhe vende të Ballkanit Perëndimor

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

48 muaj (01/07/2018-30/06/2022)

VLERA:

Gjithsej kosto e Veprimit: 3,225,413.00 Euro (kontributi i BE-së 2,400,000.00 Euro)

AGJENCIA ZBATUESE:

Kolegji i Biznesit Ndërkombëtar MTR (International Business College MTR)

PËRFITUESIT:

Studentët dhe stafi i IBC-M, Përfaqësuesit e Biznesit të Komunitetit

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1. Profesionistë të gatshëm për të punuar në ekipe shumetnike; 2. Rekrutimi i studentëve që vijnë nga prapavija të përziera socio-ekonomike dhe etnike; 3. Integrimi dhe inkurajimi i ndërveprimeve ndër-komunitare në IBC-M; 4. Përmirësimi i cilësisë së shkathtësive dhe kompetencave të studentëve, të nevojshme për tregun modern të punës, përmes përsosmërisë akademike; 5. Ofrimi i shërbimeve të qendrës së karrierës dhe sigurimi i praktikave të punës për 100% të studentëve; 6. Zgjerimi i akreditimit ndërkombëtare dhe licencës nga MASHT; 7. Rritja e punësimit të të diplomuarve përmes qasjes së zhvillimit të kapaciteteve; 8. Regjistrimi i 500 studentëve të rinj në 4 vitet e ardhshme akademike; 9. Krijimi i qendrës rajonale të përsosmërisë, përmes hulumtimeve e inovacionit, që lidh Kosovën, rajonin dhe komunitetin global; 10. Zgjerimi i rrjetit të partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë; 11. Arritja e qëndrueshmërisë financiare.

REZULTATET:

1. Pajtimi përmes edukimit; 2. Nxitja e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë profesional dhe punësimit të të rinjve; 3. Rekrutimi i 35% - 40% studentëve nga komunitetet joshqiptare; 4. 500 studentë të regjistrohen deri në vitin 2022; 5. 12 NVM të trajnuara/ritrajnuara, 9 biznese të reja të krijuara (studentë/komunitet) 6. 22 ditë informimi, 22 provime hyrëse, 20 organizime sociale dhe 12 ngjarje për këshillim karriere, të organizuara, 7. 4 konferenca të inovacionit, si dhe 10 projekte; 8. 1 program i ri Master, me tri specializime, iniciuar; 9. Programi specifik i kompanisë i prezantuar; 10. 2. Planet e zhvillimit të fakultetit të prodhuara dhe zbatuara; 11. 800 studentë të regjistruar në Programet IBC-M në anglisht; 12. 30% e studentëve bëjnë praktikë pune jashtë vendit; 13. 10 Memorandume Mirëkuptimi me kompani ndërkombëtare për mundësi të praktikës së punës; 14. 350 të diplomuar deri në vitin 2022; 15. Shoqata e të diplomuarve e themeluar dhe funksionale, 1 konferencë e të diplomuarve e organizuar; 16. Rrjet ekspertësh, i krijuar.