TITULLI I PROJEKTIT:
Modernizimi dhe Përmirësimi i kapaciteteve shërbyese të Hotel Konstantin në Graçanicë
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe industrinë e turizmit në Kosovë përmes rritjes së kapaciteteve të shërbimit dhe cilësisë së Hotel KONSTANTIN LLC
VENDI:
Zona e Graçanicës
SEKTORI:
Turizëm
KOHËZGJATJA:
18 muaj. Data e fillimit: 22/10/2020 - Data e përfundimit: 21/04/2022
VLERA:
176,133.30 Euro, kontributi i BE-së 89,828.00 Euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Hotel Konstantin D.O.O.
PËRFITUESIT:
Hotel Konstantin D.O.O.
OBJEKTIVAT SPECIFIKE:
Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Përmirësimi i cilësisë së shërbimit nëpërmjet modernizimit dhe përmirësimit të objekteve në mënyrë që të forcohet konkurrenca e Hotel Konstantin LLC dhe të fitojë besimin e konsumatorëve; • Përmirësimi i kapaciteteve të shërbimit dhe ofertave të produkteve turistike të Hotel Konstantin LLC me qëllim rritjen e hises së tregut; • Të kontribuohet në krijimin e vendeve të punës të qëndrueshme duke mobilizuar ofertën e fuqisë punëtore dhe duke ofruar trajnime për rritje të aftësive në rajon.
REZULTATET:
Rezultatet e pritura janë: • Rritja dhe modernizimi i kapaciteteve të shërbimit për konsumatorët e rinj me teknologjinë e instaluar dhe përmirësimet e objekteve (salla e konferencave dhe qendra Wellness me 340 m2) • Krijimi i 12 vendeve pune të qëndrueshme drejtpërdrejt dhe më se 20 vende pune tërthorazi për të papunët dhe grupet e margjinalizuara me furnizimin e Hotel Konstantin-it me produkte dhe shërbime vendore; • 30 pjesëtarë stafi të trajnuar për aktivitetet që lidhen me menaxhimin e shërbimeve turistike, përdorimin e objekteve, procedurat standarde të veprimit, higjienën e gastronomisë dhe standardet e sigurisë; • Zbatimi i standardeve dhe kërkesave të cilësisë: ISO 9000 dhe certifikatat e ofruesve të shërbimeve turistike; • Marketing i përmirësuar dhe brende të reja produktesh të zhvilluara (strategjia e marketingut, koncepti dhe dizajni i brendit, 1 video-reklamë, 2000 broshura katalogë, faqe e re interneti).