EMRI I PROJEKTIT:

Avancimi i barazisë dhe diversitetit gjinor përmes eliminimit të diskriminimit me bazë gjinore në vendin e punës 2023/452-340

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 215,000.00 € Kontributi i BE-së: 204,250,00 €

KOHËZGJATJA:

24 muaj Data e fillimit: 15 janar 2024 Data e mbarimit: 15 janar 2026

PARTNERI ZBATUES:

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (bashkaplikues: Iniciativa Kosovare për Stabilitet)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituese të drejtpërdrejta të këtij projekti janë gratë, duke përfshirë ato nga pakicat etnike ose kulturore të tjera. Gratë që janë aktualisht të punësuara ose që kërkojnë punë janë grupi kryesor i synuar. Këtu përfshihen gra me përkatësi të ndryshme, siç është përkatësia e ndryshme etnike, mosha, nivelet e shkollimit dhe aftësitë ndryshme. Burrat gjithashtu do të përfshihen në fushat e projektit si agjentë të ndryshimit.

PARTNERËT:

Iniciativa Kosovare për Stabilitet

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosovo

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Veprimi i propozuar synon t’i identifikojë disa nga vështirësitë dhe sfidat aktuale në organizimin e tregut të punës në Kosovë nga prizmi i të drejtave të njeriut për diskriminimin në bazë gjinore. Nëpërmjet identifikimit të çështjeve kryesore, veprimi i propozuar do ta ofrojë një listë të politikave dhe strategjive publike më të përshtatshme për aktorët kryesorë, për ndërhyrjet në tregun e punës dhe për t’i përmirësuar normat dhe praktikat aktuale në punë, me theks në grupet sociale të paprivilegjuara. Veprimi i propozuar i synon grupet sociale më të ndjeshme në Kosovë, të cilat qëndrojnë në fund të hierarkisë sociale dhe ekonomike, dhe e jep një qëndrim për përfshirjen dhe respektimin e të drejtave të tyre, si parakusht që Kosova duhet ta përmbushë, drejt proceseve të anëtarësimit në BE.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi specifik(OS)/rezultati 1: Promovimi i barazisë gjinore, diversitetit dhe mosdiskriminimit si kulturë pune dhe parim themelor që do t’i kontribuojë ofrimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë. Objektivi specifik(OS)/rezultati 2: Sigurimi i një zbatimi dhe fuqizimi më të mirë të ligjeve dhe rregullave ekzistuese, si dhe rregulloret në nivel kombëtar që e kundërshtojnë diskriminimin e grave në fuqinë punëtore si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Objektivi specifik(OS)/rezultati 3: Nxjerrja e dëshmive për sfidat me të cilat përballen të rejat në tregun e punës, duke përdorur “taktikën” e testimit të situatës. Objektivi specifik(OS)/rezultati 4: Rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, duke përfshirë gratë nga grupet e margjinalizuara. Objektivi specifik(OS)/rezultati 5: Forcimi i vetëdijes dhe të kuptuarit e çështjeve të barazisë gjinore në punësim nga ana e mediave.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Veprimi i propozuar synon ta trajtojë diskriminimin me bazë gjinore, duke i fuqizuar gratë nga komunitetet e ndryshme, për t’i kundërshtuar praktikat diskriminuese. Ai përfshin një qasje të shumanshme, duke përfshirë konsultimin me akterët relevantë dhe përdorimin e ekspertëve të sektorit. Qasja e bazuar në të drejtat (QBR), me theks në mosdiskriminimin, do t’i udhëheqë aktivitetet e projektit. Organizatat e shoqërisë civile, organizatat donatore dhe Zyra e BE-së në Kosovë janë partnerë kryesorë në avokimin për të drejtat e grave. Autoritetet lokale, si Institucioni i Ombudspersonit dhe Ministria e Financave, janë gjithashtu vendimtare për zbatimin e ligjeve dhe politikave të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore. Mediat do ta luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e vetëdijes. Metodologjia e projektit e kombinon ndërhyrjen në nivel të komunitetit me ndryshimet institucionale/sistematike. Ai bazohet në kërkimet dhe përpjekjet e mëparshme për avokim, duke e synuar përmirësimin e legjislacionit dhe politikave që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Ky veprim është pjesë e një programi më të gjerë të hulumtimit dhe avokimit dhe do të bashkërendohet me nismat e tjera vendore dhe ndërkombëtare. Është një ndërhyrje e pavarur e menaxhuar në mënyrë të pavarur, por e ndërlidhur me aktivitetet e tjera dhe mësimet e mësuara nga zbatimet e kaluara.

AKTIVITETET:

Pakoja e punës 1: Programi i praktikës për të rejat. Aktiviteti 1.1. Programi i praktikës për 15 të reja. Aktiviteti 1.2. Themelimi i Komisionit Vlerësues. Pakoja e punës 2: Avokimi për përmirësimin dhe zbatimin e kornizës ligjore përkitazi me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin në vendin e punës. Aktiviteti 2.1. Takime sy më sy për avokim. Aktiviteti 2.2 Grupi i fokusit. Aktiviteti 2.3 Letra e qëndrimit. Aktiviteti 2.4. Takimi konsultativ i nivelit të lartë: Pakoja e punës 3: Punëtoria për media për raportimin për barazinë gjinore dhe diskriminimin me bazë gjinore në tregun e punës. Aktiviteti 3.1 Punëtoria me mediat. Aktiviteti 3.2 Deklarata e gazetarisë së përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore. Pakoja e punës 4: Grantet për OSHC-të që avokojnë për diversitetin dhe kulturën e mosdiskriminimit në vendin e punës. Aktiviteti 4.1. Thirrjet e hapura dhe seancat e informimit për nëngrante. Aktiviteti 4.2. Përzgjedhja e aplikantëve. Aktiviteti 4.3 Takimi dhe mirëseardhja e nëngrantmarrësve. Aktiviteti 4.4 Punëtoria për përfshirjen gjinore për fituesit e nëngranteve. Pakoja e punës 5: Promovimi i ngritjes së vetëdijes për politikat dhe praktikat e barazisë gjinore, ekuilibrin punë-jetë dhe parandalimin e ngacmimit seksual. Aktiviteti 5.1 Koha për gratë (Time for Women). Aktiviteti 5.2 Takimet për socializim. Aktiviteti 5.3. Prodhimi i podkasteve. Aktiviteti 5.4. Infografika Aktiviteti 5.5: Botim i kalendarit. Pakoja e punës 6: Testimi i situatës për sa i përket diskriminimin dhe dokumentimi i tij. Aktiviteti 6.1 Përgatitja e testimit “taktik” të situatës. Aktiviteti 6.2 Kryerja e testimit. Aktiviteti 6.3 Dokumentimi i testimit. Aktiviteti 6.4 Publikimi i gjetjeve të testimit. Pakoja e punës 7: Mbledhja e provave për diskriminimin me bazë gjinore në vendin e punës dhe efikasitetin e masave dhe mekanizmave qeveritarë de facto dhe de jure. Aktiviteti 7.1 Studimi bazë. Aktiviteti 7.2 Tryeza e rrumbullakët për diskutim, ku prezantohen gjetjet e ushtrimit të hartëzimit

REZULTATI:

Rezultati 1: Shoqëria është më e vetëdijshme për rëndësinë e barazisë gjinore, diversitetit dhe mosdiskriminimit si kulturë pune dhe parim themelor që do t’i kontribuojë ofrimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë. Rezultati 2: Analizimi dhe propozimi i zgjidhje alternative të politikave drejt eliminimit të boshllëqeve ligjore ekzistuese, sigurimit të përputhjes me Direktivat e BE-së dhe trajtimit të boshllëqeve në mbrojtjen nga diskriminimi. Rezultati 3: Së paku pesëmbëdhjetë (15) të reja do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga veprimi i propozuar përmes programeve të praktikës në sektorë të ndryshëm. Rezultati 4: Së paku pesë (5) organizatave bazë u jepen grante për të avokuar për barazi gjinore dhe mosdiskriminim në vendin e punës për sektorin publik dhe privat. Rezultati 5: Së paku pesëmbëdhjetë (15) përfaqësues të mediave kombëtare i kanë rritur kapacitetet për të raportuar për çështjet e barazisë gjinore dhe diskriminimin me bazë gjinore në tregun e punës në mënyrë të paanshme dhe etike. Rezultati 6: Testimi “taktik” i bazuar në dëshmi për diskriminimin me bazë gjinore realizohet dhe dokumentohet për programet e ardhshme qeveritare.