EMRI I PROJEKTIT:
Dialogu ndërkufitar me të rinjtë (DNR)
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e veprimit: 424,158.70 euro Kontributi i BE-së: 400,000.00 euro
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 1.3.2023 Data e mbarimit: 28.2.2026
PARTNERI ZBATUES:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Të rinjtë (18-30 vjeç) nga Kosova dhe Serbia (më shumë se 1000 të rinj të angazhuar drejtpërdrejt), - Organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) me fokus të veçantë në të rinjtë që punojnë në mbarë Kosovën dhe Serbinë (më shumë se 50 OSHC të angazhuara drejtpërdrejt) - Pjesëtarët e komunitetit në Kosovë dhe Serbi (më shumë se 100,000 të përfshirë dhe të angazhuar në mënyrë indirekte).
PARTNERËT:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova dhe Serbia
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuohet drejt përmirësimit të demokracive pjesëmarrëse dhe pajtimit përmes fuqizimit të rolit të shoqërisë civile dhe mundësimit të një bashkëpunimi dhe dialogu të strukturuar ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të forcohet rruga e tyre drejt integrimit në BE.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivi specifik 1. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe komunikimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë përmes vendosjes së një dialogu të strukturuar ndërkulturor midis njerëzve, në mënyrë që ata të fuqizohen për ta mundësuar një proces të vërtetë të normalizimit. Objektivi specifik 2. Angazhimi i të rinjve si kampionë të ndryshimeve pozitive drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërkufitare në nivel të komuniteteve.
AKTIVITETET:
Aktiviteti i grupit 1 1: (A1.1) 6 shkëmbime midis rinjve dhe 2 punëtori të rrëfimit të historive për ballafaqimin me të kaluarën, (A1.2) 4 trajnime për të drejtat e njeriut dhe avokim, (A1.3) 4 ekspozita multimediale nëpër Kosovë dhe Serbi, (A1.4) Një program i praktikës ndërkufitare. Aktiviteti i grupit 2 1: (A2.1) Skema e vogël e granteve veri i Kosovës-Luginë e Preshevës me 10 grante deri në 5,000 euro për nisma ndërkufitare të të rinjve dhe OSHC-ve bazë në qytetet kufitare, (A2.2) 2 ngjarje të rrjetëzimit të organizuara në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës, (A2.3) Një hartë interaktive e OSHC-ve ndërkufitare. Aktiviteti i grupit 3 1: (A3.1) Krijimi i Rrjetit të Aktivistëve të Gjeneratës së Paqes, (A3.2) Takimet online të Rrjetit, (A3.3) Një konferencë dyditore e nivelit të lartë në Prishtinë për të rinjtë dhe procesin e pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë
REZULTATI:
Rezultatet e grupit 1: 1.1 Deri në 120 të rinj kanë marrë pjesë në shkëmbime ndërkufitare, kanë mësuar teknika të rrëfimit të historive dhe kanë krijuar histori për trajtimin e çështjeve të së kaluarës 1.2 Deri në 300 njerëz i kanë vizituar ekspozitat multimediale të krijuara nga pjesëmarrësit e punëtorive për rrëfim të historive; 1.3. Deri në 60 të rinj janë trajnuar për të drejtat e njeriut dhe avokimin 1.4. Njëzet (20) profesionistë të rinj e kanë zhvilluar më tej përvojën profesionale të tyre përmes programit të praktikës ndërkufitare. Rezultatet e grupit 2: 2.1 Dhjetë (10) nisma ndërkufitare rinore janë realizuar përmes qasjeve inovative dhe e kanë rritur mirëkuptimin dhe besimin ndërkulturor midis njerëzve në komunitetet e qyteteve kufitare; 2.2 Deri në 100 të rinj kanë marrë pjesë në ngjarjet e rrjeteve; 2.3 Është krijuar një (1) hartë e OSHC-ve ndërkufitare. Rezultatet e grupit 3: 3.1 Më shumë se 100 të rinj janë bërë pjesë e Rrjetit të Aktivistëve të Gjeneratës së Paqes 3.2 Janë organizuar deri në 9 takime 3.3 Deri në 100 të rinj dhe vendimmarrës nga Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë