EMRI I PROJEKTIT:
EU4Inovation në Kosovë
SEKTORI:
Sektori Privat
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 2.500.000 euro
KOHËZGJATJA:
6.2.2023 - 5.2.2025 (24 muaj)
PARTNERI ZBATUES:
Konsulenca ndërkombëtare EVOLUXER
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Përfituesit e drejtpërdrejtë të veprimit janë Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
PARTNËRITET:
Seidor, bit4ID, Kompania Kosovare e Shërbimeve Juridike
MBULIMI/NDIKIMI:
Identifikimi elektronik, kuleta elektronike, vula digjitale, nënshkrimi digjital, rregullorja eIDAS
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i projektit, pjesë e të cilit do të jetë kjo kontratë, është si vijon: Për ta rritur efikasitetin dhe produktivitetin e sektorit privat përmes rritjes së përdorimit të TIK-ut, të krijohet ekosistemi i duhur i e-biznesit/e-tregtisë dhe të përmirësohet ofrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivat specifike të kësaj kontrate janë si vijon: • T’u kontribuohet përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për digjitalizimin dhe rritjen e aftësisë konkurruese dhe profitabilitetit të bizneseve kosovare; • Të përmirësohet performanca e bizneseve, duke e rritur përdorimin e TIK-ut. Në funksion të arritjes së objektivave specifike të tij, projekti do t’i arrijë rezultatet kryesore në vijim: a) Rishikimi dhe përditësimi i dokumenteve, zhvillimi i algoritmit bazë; b) Shërbimi i identitetit digjital; c) Ngritja e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal; d) Ngritja e vetëdijes.
AKTIVITETET:
Gjatë tërë periudhës së zbatimit, veprimi do të fokusohet kryesisht në aktivitetet në vijim: Rishikimi dhe përditësimi i dokumenteve, zhvillimi i algoritmit bazë; Projektimi dhe ofrimi i zgjidhjeve teknike për shërbimin e identitetit digjital; Ngritja e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal; Ngritja e vetëdijes.
REZULTATI:
Veprimi i ka rezultatet/dorëzimet e mëposhtme: Dorëzimi 1: Raporti fillestar Dorëzimi 2: Organizimi dhe metodologjia e rishikuar Dorëzimi 3: Specifikimet teknike të përditësuara Dorëzimi 4: Algoritmi bazë Dorëzimi 5: Realizohet faza e suksesshme e testimit të shërbimit të dizajnuar të identitetit digjital me pjesëmarrjen e përdoruesve përfitues (autoritetit zbatues) me paraqitjen e një raporti të testimit. Dorëzimi 6: Korrigjimi, furnizimi dhe instalimi i versionit përfundimtar të shërbimit të identitetit digjital me pjesëmarrjen dhe aprovimin e përdoruesve përfitues (autoritetit zbatues) me paraqitjen e një raporti përfundimtar të pranimit. Dorëzimi 7: Manualet e përdorimit që i mbulojnë të gjitha format, seksionet, dritaret, butonat, fushat, etiketat, tekstet e fotografive dhe kështu me radhë, sipas versionit të prodhimit të sistemit. Dorëzimi 8: Organizohen 10 seanca të trajnimit, secila dyditore, për 20 pjesëmarrës Dorëzimi 9: Videoklipe të shkurtra do të prodhohen dhe shpërndahen përmes mediave sociale, TV/YouTube dhe faqeve të internetit.