EMRI I PROJEKTIT:

Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, dhunës me bazë gjinore

SECTORI:

Shteti i së drejtës

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit ; 200.000,00 EUR Kontributi i BE-së: € 180.000,00 EUR

KOHËZGJATJA:

30 muaj Data e fillimit: 1 janar 2023 Data e përfundimit: 30/06/2025

PARTNERI ZBATUES:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, Internews Kosova – IKS, Demokracia për Zhvillim (Democracy for Development) – D4D

PARTNERËT:

Internews Kosova – IKS, Democracy for Development – D4D

MBULIMI/NDIKIMI:

Të rinjtë, mësimdhënësit, institucionet publike (komunat, Qendra për Punë Sociale, Policia e Kosovës), institucionet arsimore (shkollat, universitetet), institucionet shëndetësore, qytetarët dhe politikanët potencialë të ardhshëm.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivat e përgjithshme – Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale dhe forcimi i ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të qytetarëve për të luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore. Objektivi specifik 1. Rritja e transparencës dhe implementimit të legjislacionit dhe politikave kundër diskriminimit; Objektivi specifik 2. Forcimi i kapaciteteve të aktorëve përgjegjës dhe të të rinjve në luftën kundër diskriminimit dhe të gjitha formave të dhunës; Objektivi specifik 3. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

ATRC, Internews Kosova dhe D4D kanë bashkuar forcat për të monitoruar, raportuar, ofruar programe për zhvillimin e kapaciteteve për palët e interesuara dhe për të avokuar për implementimin efektiv të politikave kundër diskriminimit, si një mënyrë për të forcuar reagimin institucional, për të luftuar diskriminimin, krimet e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore në të gjitha format e saj. ATRC, Internews Kosova dhe D4D kanë ekspertizë të gjerë në ofrimin e programeve që mbështesin të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit. Për më tepër, partnerët e projektit janë të aftësuar dhe kanë përvojë në monitorimin e institucioneve publike dhe politikave, hartimin e rregulloreve, ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe ofrimin e mbështetjes financiare për palë të treta. Këto përpjekje të përbashkëta do të ndikojnë në implementimin efektiv të këtij veprimi, i cili është dizajnuar për të luftuar dhe trajtuar diskriminimin në thelbin e tij, duke kombinuar veprimet me angazhimin aktiv të qytetarëve, zyrtarëve publikë dhe atyre që janë të prirë të përballen me diskriminimin në jetën e tyre të përditshme. Internews Kosova ka raportuar vazhdimisht për rastet e diskriminimit në forma të ndryshme dhe ka kontribuuar në mënyrë të dukshme në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për çështjen e diskriminimit. Internews Kosova dhe ATRC kanë punuar për të zbuluar, adresuar dhe raportuar rastet e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe grupeve të pakicave etnike, përmes platformave online që përfshijnë monitorimin e mediave dhe inteligjencën artificiale, të cilat analizojnë dhe krahasojnë përmbajtjet online, ndërkohë që kanë pasur një fokus kryesor në proceset zgjedhore, konkretisht në gjuhën e përdorur nga partitë politike dhe mediat dhe kur kjo gjuhë ishte diskriminuese ose nxiste urrejtje. ATRC vjen me një përvojë të gjerë dhe ekspertizë në menaxhimin dhe ndarjen e nën-granteve, mentorimin praktik dhe trajnimin e OJQ-ve në përpjekjet e tyre për avokim dhe për të siguruar përfaqësimin dhe veprimin institucional për të adresuar gjetjet dhe rekomandimet. Praktikat në të cilat D4D është shumë e specializuar përfshijnë ofrimin e mjedisit të sigurt për profesionistë të ndryshëm për t’u takuar dhe ndarë perspektivat dhe praktikat e tyre në formën e Salloneve të së Martës, përmes paneleve të diskutimit. Në vitet e fundit, D4D ka mbajtur mbi 300 Sallone të së Martës, me rreth 5000 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të institucioneve, ekspertë të fushës, aktivistë të shoqërisë civile, media dhe mbi 5849 të rinj. Të tre partnerët kanë ekspertizë të përbashkët të mëparshme, janë të njohur mirë me metodat e njëri-tjetrit dhe së këndejmi kanë perspektivë të shkëlqyer për një bashkëpunim të rrjedhshëm, efektiv dhe me kohë për realizimin e veprimit të propozuar. Prandaj, duke u bazuar në të gjitha detajet e dhëna në këtë seksion, është shumë e rëndësishme të ritheksohet fokusi dhe qëllimi i projektit. Qëllimi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit dhe zbutja e rasteve të gjuhës së urrejtjes ose diskriminimit, qoftë në bazë racore apo gjinore, për të gjithë qytetarët e vendit. Për ta arritur këtë, secila nga organizatat bashkëpunuese në këtë projekt duhet të ofrojë ekspertizën e saj. Kështu, ndërgjegjësimi do të fillojë gjithmonë nga brezat e rinj apo të rinjtë brenda komunave, me të cilët veprimi do të bashkëpunojë dhe do të krijojë mundësi të reja. Gjithashtu, organizatat partnere do të bëjnë analizën e ligjeve dhe raporteve më të fundit mbi këtë temë, për të parë më në detaje gjendjen aktuale, në mënyrë që më pas të mund të merren veprimet e duhura lidhur me aktivitetet që do të realizohen.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Objektivi kryesor i projektit është të përmirësojë legjislacionin dhe politikat kundër diskriminimit, të forcojë kapacitetet e aktorëve përgjegjës dhe të rinjve në luftën kundër diskriminimit dhe të gjitha formave të dhunës, dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore, si dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë dhe komunave. Ky veprim synon të forcojë respektimin e ligjeve kundër diskriminimit, të forcojë kapacitetet e aktorëve përgjegjës dhe të OJQ-ve, dhe të rrisë ndërgjegjësimin publik për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat e raportimit, si dhe besimin publik në institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Konkretisht, veprimi pritet të sjellë outputet/rezultatet e mëposhtme: 1.10 komuna dhe institucione shëndetësore publike të monitoruara për nivelin e implementimit të detyrimeve që lindin nga korniza ligjore strategjike dhe programore në fushën e të drejtave të njeriut; 2: Mbi 100.000 individë arrihen përmes aktiviteteve të avokimit si debate televizive, video, tregime dhe takime diskutimi me qytetarët; 3: 30 të rinj nga partitë politike trajnohen për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe inicimin e veprimeve kundër diskriminimit; 4: Deri në pesë (5) grante të vogla të dhëna për OSHC-të rinore lokale për të luftuar diskriminimin, nxitjen e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe forma të tjera të dhunës në komunitetin lokal; 5: 25 të rinj nga 13 komuna trajnohen për promovimin e barazisë dhe diversitetit në komunitet; 6: 50 aktorë përgjegjës trajnohen për praktikat e trajtimit të rasteve të dhunshme të urrejtjes mes të rinjve në shkolla dhe komunitet; 7. 10 Sallone Diskutimi të së Martës shtjellojnë tema me më shumë se pjesëmarrës dhe panelistë mbi gjetjet nga raportet kundër diskriminimit. Përhapja e ndikimit të implementimit të aktiviteteve do të jetë e vazhdueshme, duke filluar nga monitorimi i palëve të interesuara në nivelin lokal për implementimin e detyrimeve të kornizës ligjore strategjike dhe programore në fushën e të drejtave të njeriut, që do të mundësojë përfituesit e veprimit të njohin të drejtat e tyre dhe të përmirësojnë situatën e tyre përmes takimeve joformale dhe ndarjes së rekomandimeve konkrete me komunat në nivelin lokal. Përmes ndërtimit të kapaciteteve, rreth 50 aktorë përgjegjës, duke përfshirë mësimdhënës, punonjës socialë dhe policë, si dhe shoqërinë civile, dhe rreth 60 të rinj do të fitojnë më shumë njohuri mbi të drejtat e njeriut, politikat kundër diskriminimit, gjuhën e urrejtjes dhe forma të tjera dhune dhe do të ndërgjegjësohen për të promovuar të drejtat e njeriut në komunitet. Kampi i të rinjve dhe trajnimi i forumeve rinore të partive politike do të nxisin një brez të ri që promovon diversitetin, përfshirjen dhe barazinë në komunitet, ndërsa Kosova synon të respektojë vlerat themelore demokratike dhe evropiane. Skema e nën-granteve dhe aktivitetet mbështetëse kanë për qëllim të adresojnë dhe të eliminojnë të gjitha llojet e diskriminimit ndërmjet të rinjve përmes edukimit, ndërmjetësimit dhe aftësive ndërkulturore, mendimit kritik dhe fuqizimit të grupeve të pafavorizuara, si dhe përmes përdorimit të burimeve të tyre për të parandaluar përhapjen e dukurive të dhunës ndër brezat e rinj. Produktet dhe rezultatet që do të gjenerohen nga skema e nën-granteve pritet të jenë të qëndrueshme shumë pas përfundimit të ciklit të projektit. Ndërsa aftësitë e zhvilluara do të ndihmojnë në prodhimin e përmbajtjeve për të drejtat e njeriut në të ardhmen, OSHC-të lokale pritet të ruajnë interesin dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre në promovimin e të drejtave të njeriut për grupet e cenueshme, duke theksuar dhunën me bazë gjinore, e cila është një nga format më të shprehura të dhunës që përhapet në Kosovë.

AKTIVITETET:

1. Përgatitja e dy raporteve vjetore mbi për zbatimin e politikave kundër diskriminimit 2. Organizimi i dy konferencave vjetore për publikimin e raporteve mbi anti-diskriminimin dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi implementimin e politikave kundër diskriminimit 3. Publikimi i gjashtë tregimeve për të identifikuar problemet dhe për të promovuar zgjidhje kreative për problemet e të drejtave të njeriut 4. Trajnim me temën “Fake News, nxitja e urrejtjes, parandalimi dhe avokimi për të drejtat e njeriut” për 30 të rinj nga partitë politike. 5. Dhënia dhe menaxhimi i 5 granteve për OSHC-të rinore lokale për të luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe forma të tjera të dhunës 6. Organizimi i një kampi rinor me 25 të rinj për të promovuar barazinë dhe diversitetin në komunitet dhe të drejtat e njeriut 7. Promovimi i barazisë dhe diversitetit përmes iniciativave të vogla të të rinjve në shkolla 8. Organizimi i 3 trajnimeve për forcimin e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale për të ndihmuar viktimat e urrejtjes së dhunshme, bullizmit ose formave të tjera të dhunës dhe diskriminimit, veçanërisht në mesin e të rinjve për 50 aktorë përgjegjës 9. Matësi i Sigurisë në Shkollë - Analiza e situatës mbi sigurinë në shkolla përmes takimeve me grupe fokusi me fëmijët, prindërit dhe profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve 10. Organizimi i 10 Salloneve të Diskutimit të së Martës për gjetjet nga raportet mbi anti-diskriminimin

REZULTATI:

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale dhe forcimi i ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të qytetarëve për të luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore. Për të arritur objektivin e përgjithshëm, ky veprim do të synojë të realizojë tri objektiva specifike: SO1: Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe komunave mbi implementimin e legjislacionit dhe politikave kundër diskriminimit; SO2: Forcimi i kapaciteteve të aktorëve përgjegjës dhe të rinjve për trajtimin e formave të diskriminimit dhe luftimin e diskriminimit në të gjitha format e tij të dhunës; dhe SO3: Rritja e ndërgjegjësimit publik për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore. Veprimi i propozuar do të gjenerojë outputet e mëposhtme: OU1: 10 komuna dhe institucione shëndetësore publike monitorohen për nivelin e implementimit të detyrimeve që lindin nga korniza ligjore strategjike dhe programore në fushën e të drejtave të njeriut; OU2: Mbi 100.000 individë arrihen përmes aktiviteteve të avokimit si debate televizive, tregime dhe takime diskutimi me qytetarët; OU3: 30 qytetarë të rinj të trajnuar për iniciimin e veprimeve kundër diskriminimit; OU4: 5 grante të vogla të dhëna për OSHC-të rinore lokale për të luftuar diskriminimin, nxitjen e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe pabarazinë gjinore; OU5: 20-25 të rinj trajnohen për promovimin e barazisë dhe diversitetit në komunitet; OU6: 50 aktorë përgjegjës trajnohen për praktikat e trajtimit të rasteve të dhunshme të urrejtjes mes të rinjve në shkolla; OU7: 10 Sallone Diskutimit të së Martës shtjellojnë tema të identifikuara nga raportet kundër diskriminimit. Veprimi do të arrijë rezultatet e pritura përmes implementimit të përbashkët të aktiviteteve të dizajnuara në mënyrë të përpiktë dhe të personalizuar, të cilat do të kontribuojnë në rezultate afatgjata, duke promovuar politikat kundër diskriminimit, forcimin e kapaciteteve dhe reagimeve institucionale, luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe pabarazisë gjinore, si dhe duke promovuar të drejtat e njeriut për komunitetet më të cenueshme, me një theks të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë. Për më tepër, aktivitetet do të realizohen gjatë periudhës 30-mujore të implementimit.