EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë

SEKTORI:

Edukimi

VLERA E PROJEKTIT:

2,901.300 euro

KOHËZGJATJA:

4 vjet (48 muaj)

PARTNERI ZBATUES:

DAI Global Austria GmbH & Co KG

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

MASHTI, MEDS, IRDE, shkollat

MBULIMI/NDIKIMI:

Projekti i ka katër fusha kryesore të synuara, të cilat korrespondojnë me komponentët e projektit: 1. Forcimi i kornizës ligjore në sektorin e arsimit 2. Rekrutimi dhe zhvillimi i mësimdhënësve 3. Forcimi i akterëve relevantë të projektit në të gjitha nivelet për menaxhim llogaridhënës dhe efektiv dhe për sigurim të cilësisë 4. Mbështetja e proceseve të hartimit të teksteve shkollore në kuptim të plotësimit të kornizës ligjore dhe rregullative për to.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të avancohet sistemi i arsimit dhe trajnimit të bazuar në cilësi, llogaridhënës, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimit parauniversitar

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1. Ngritja dhe zbatimi i mekanizmave për zbatimin e rekrutimit të bazuar në merita, jodiskriminues, të barabartë gjinor dhe transparent për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave. 2. Të fuqizohen funksionet e sigurimit të cilësisë në nivelin qendror, komunal dhe të shkollave. 3. Mbështetja e proceseve në lidhje me përpilimin dhe rishikimin e teksteve shkollore.

REZULTATI:

R.1 Mekanizmi efektiv për rekrutimin cilësor, jodiskriminues, të barabartë gjinor dhe të bazuar në kritere për drejtorët e shkollave; R.2 Mekanizmi efektiv për rekrutimin transparent, jodiskriminues, të barabartë gjinor dhe të bazuar në merita për mësimdhënësit; R.3 Fuqizimi i nivelit qendror dhe lokal, duke përfshirë Inspektoratin e Arsimit, për zbatimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë; R.4 Mbështetja për Fakultetin e Edukimit (Fe-në)/Institutin për Hulumtime dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) për përgatitjen e Kornizës për sigurimin e cilësisë dhe monitorimin e sistemit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, veçanërisht në lidhje me Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Shkollë (ZHPMSh) dhe trajnimet për mentorim të hartuara sipas akteve nënligjore relevante të vitit 2019/2020; R.5 Korniza ligjore dhe rregullative për përpilimin e teksteve shkollore është në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare dhe evropiane, duke përfshirë kriteret për pjesëmarrje/anëtarësim në Këshillin për tekstet shkollore dhe rregullat e tij të procedurës (siç është rishikimi i teksteve të botuara pas pilotimit); dhe fshirja e stereotipeve gjinore nga tekstet shkollore të shoqëruara me kurrikulat transformuese gjinore; R.6 Këshilli për tekstet shkollore është i pajisur me kapacitete organizative dhe teknike për t’i kryer funksionet e tij sipas ligjit të ri të ardhshëm, duke përfshirë kapacitetet për rishikimin e teksteve shkollore që kanë të bëjnë me sigurimin e qasjeve transformuese gjinore. R.7 Shkollat dhe institucionet përkatëse kanë kapacitete të mjaftueshme për t'u angazhuar në proceset që kanë të bëjnë me hartimin/realizimin dhe rishikimin e teksteve shkollore;