PROJECT NAME:

Mbështetje për Proceset e Reformave të Integrimit në BE

SECTOR:

Shteti i së drejtës

PROJECT VALUE:

EUR 13.000.000 Bashkë-financuar nga: Komisioni Evropian: 6.000.000,00 Qeveria Federale e Gjermanisë: 7.000.000,00

DURATION:

Data e fillimit: 01.03.2021 Data e përfundimit: 30.09.2026

IMPLEMENTING PARTNER:

GIZ, Moduli Teknik “Mbështetje për Proceset e Reformave të Integrimit në BE në Kosovë”

DIRECT BENEFICIARY:

Zyra e Kryeministrit

COVERAGE/IMPACT:

Integrimi në BE, Planifikimi Stratetik dhe Menaxhimi Financiar, Qasja në Drejtësi, Përmbarimi, Reduktimi i Barrës Administrative dhe Digjitalizimi

OVERALL OBJECTIVE:

Administrata publike është e forcuar për të zbatuar reformat e lidhura me BE-në në fusha të përzgjedhura.

PROJECT PURPOSES:

Të forcojë administratën publike për të zbatuar reformat e lidhura me BE-në dhe për të parandaluar/reduktuar barrën administrative në fusha të përzgjedhura.

ACTIVITIES:

1.1. Implementimi i takimeve koordinuese ndërmjet Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe aktorëve të tjerë relevantë, si dhe ofrimi i këshillave për integrimin e buxhetimit dhe planifikimit strategjik. 1.2. Implementimit i masave për forcimin e kontrollit mbi pranimin e detyrimeve për pagesa në Ministrinë e Financave. 1.3. Ofrimi i ekspertizës për zbatimin e MSA-së për ministritë përkatëse. 1.4. Monitorimi dhe raportimi nga Ministria e Integrimit Evropian mbi progresin e zbatimit të MSA-së. 1.5. Konsolidimi i rregulloreve administrative për politika të përshtatura me ministritë përgjegjëse. 2.1. Trajnime dhe këshillime të mëtejshme për administratën tatimore për të forcuar zbatimin e drejtë dhe efektiv të detyrimeve tatimore (p.sh., mbi vlerësimin e riskut, auditimet tatimore, shërbimet). 2.2. Trajnime dhe këshillime për forcimin e njësisë hetimore të administratës tatimore për krimet tatimore. 2.3. Këshilla organizative për njësinë e trajnimit në administratën tatimore. 2.4. Këshillim për ministritë përkatëse mbi procesin e përmbarimit nga përmbaruesit. 3.1. Këshillim mbi zhvillimin organizativ të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. 3.2. Implementimi i aktiviteteve informuese për popullsinë rurale mbi ndihmën juridike falas dhe promovimi i saj në komunitetet rurale. 3.3. Këshillim për pikat e kontaktit përkatëse (përfshirë ANJF-në, policinë) për krijimin e një strukture të unifikuar të mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, duke përfshirë edhe këshillimin mbi fuqizimin ekonomik të viktimave. 4.1. Këshillim mbi përmirësimin e zbatimit të legjislacionit mjedisor (p.sh., përcaktimi i qartë i roleve në hetime dhe vendimmarrje). 4.2. Implementimi i aktiviteteve informuese për popullsinë dhe administratën lidhur me çështjet mjedisore. 4.3. Zhvillimi i formateve ndërkolegjiale (peer-to-peer) për të zgjeruar qasjet në nivel komunitar. 4.4. Implementimi i trajnimeve të avancuara për inspektorët mjedisorë. 5a.1. Këshillim teknik dhe mbështetje organizative për institucionet qeveritare të përzgjedhura për forcimin e kompetencave digjitale, proceseve dhe sistemeve të tyre, me fokus në parandalimin dhe reduktimin e barrës administrative, duke implementuar praktikat më të mira ndërkombëtare për shërbimet digjitale, përfshirë parimin “vetëm një herë” (once-only principle), të dhënat e hapura (open data) dhe ofrimin proaktiv të shërbimeve. 5a.2. Asistencë teknike për Departamentin Ligjor dhe Zyrën e Planifikimit Strategjik në ZKM, si dhe për institucione të tjera sipas nevojës, për implementimin e qasjeve de-rregullatore për reduktimin e barrës administrative. 5b.1. Asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e 1000 zyrtarëve publikë në bashkëpunim me institucionet vendore të trajnimit, si Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe Akademia e Drejtësisë, përkatësisht, me synim parandalimin dhe reduktimin e barrës administrative. 5b.2. Asistencë teknike për mbështetjen e institucioneve publike që koordinojnë agjendën për parandalimin dhe reduktimin e barrës administrative, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit, promovimin dhe menaxhimin e proceseve dhe rrjeteve për implementimin e aktiviteteve të planifikuara. 5c.1. Kryerja e analizave teknike dhe studimit të fizibilitetit në pikat kufitare të synuara nga projekti. Hartimi i vlerësimit të nevojave, analizës së tregut dhe specifikimeve teknike, si dhe dokumenteve të tjera relevante. 5c.2. Dorëzimi dhe instalimi i skanerëve me rreze X. 5c.3. Implementimi i trajnimeve të specializuara nga trajnerë të autorizuar, së bashku me procedurat standarde të operimit.

RESULTS:

Rezultatet e projektit dhe treguesit përkatës Treguesi i rezultatit 1: Tre ministri të linjës ose institucione vartëse kanë implementuar secila nga gjashtë masa të një politike të harmonizuar, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit. Treguesi i rezultatit 2: Administrata Tatimore ka përmirësuar performancën me një pikë në fushën “Menaxhimi efektiv i riskut” në dimensionin P2-5 dhe “Dorëzimi me kohë i deklaratave tatimore” në dimensionin P4-10. Treguesi i rezultatit 3: Numri i ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në zonat rurale, të ofruara nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, është rritur në 1600 në vit (prej të cilave 800 janë për gra). Treguesi i rezultatit 4: Shkalla e përmbarimit të gjobave për shkeljet e ligjit për mjedisin është rritur në 80%. Treguesi i rezultatit 5a: Vlerësimi në raportin OECD/SIGMA (Parimet e Administratës Publike) për dimensionin “Ofrimi i shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve” është rritur nga rezultati i përbërë 2 (2021) në rezultatin e përbërë 4 (2025). Treguesi i rezultatit 5b: Përqindja e grave dhe burrave që kanë përdorur platformën e-Kosova, e ndarë sipas gjinisë, është rritur nga 69% (67% gra dhe 70% burra në vitin 2022) në 80% (80% gra dhe 80% burra deri në vitin 2025)). Outputet e projektit dhe treguesit përkatës Outputi 1: Janë përmirësuar parakushtet për harmonizimin e implementimit të politikave me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). o Treguesi i outputit 1.1: Pesë ministri të linjës ose institucione vartëse kanë implementuar secila nga nëntë masa të një politike të harmonizuar, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, duke kontribuuar në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). o Treguesi i outputit 1.2: Administrata publike ka implementuar tri masa në lidhje me kontrollin e zotimeve financiare, si parakusht për planifikimin realist të buxhetit për politikat e implementimit të MSA-së. Outputi 2: Janë përmirësuar kushtet për përmbarimin administrativ në fusha të caktuara. o Treguesi i outputit 2.1: Janë implementuar pesë masa nga Raporti për përmirësimin e performancës së Departamentit të Hetimeve Tatimore. o Treguesi i outputit 2.2: Janë mbajtur tetë forume dialogu ndërmjet autoriteteve administrative dhe Odës së Përmbaruesve Privatë për të forcuar përmbarimin e akteve administrative. Outputi 3: Është përmirësuar qasja në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta. o Treguesi i outputit 3.1: Numri i zyrave të ndihmës juridike falas në zonat rurale, veçanërisht për gratë me përvoja të dhunës në familje, është rritur nga 14 në 25. o Treguesi i outputit 3.2: Është vendosur një sistem i integruar për raportimin e rasteve të dhunës në familje, i cili do të përdoret nga të gjitha pikat fokale (p.sh. policia, ANJF, ZNMV). Outputi 4: Janë përmirësuar kushtet për implementimin e legjislacionit mjedisor. o Treguesi i outputit 4.1: 65% e inspektimeve mjedisore të parashikuara në planin e inspektimeve janë realizuar sipas tij. o Treguesi i outputit 4.2: Janë zhvilluar shtatë formate ndërkolegjiale (peer-to-peer) për inspektorët mjedisorë me aktorë të ndryshëm relevantë (kombëtarë dhe lokalë). Outputi 5a: Janë përmirësuar kapacitetet e administratës publike për të shqyrtuar në mënyrë sistematike dhe për të hequr barrën administrative nga legjislacioni ekzistues, si dhe për të parandaluar shfaqjen e barrës në legjislacionin e ri, duke ndihmuar gjithashtu në ofrimin e zgjidhjeve digjitale. o Treguesi i outputit 5a.1: Numri i projekteve për ndarjen e të dhënave që implementojnë parimin “vetëm një herë” rritet nga 0 (2022) në 4 (2025). o Treguesi i outputit 5a.2: Numri i projekteve që implementojnë shërbime të bazuara në ngjarje jetësore rritet nga 0 (2022) në 1 (2025). o Treguesi i outputit 5a.3: Korniza ligjore që përcakton licencat dhe lejet e tetë institucioneve me funksione rregullatore është analizuar dhe rekomandimet për ndryshime ligjore për reduktimin e barrës administrative janë implementuar, rritet nga 0 (2022) në 110 (2025). Output 5b: Është përmirësuar koordinimi në të gjithë qeverinë për të siguruar përparim konkret në reformë. o Treguesi i outputit 5b.1: Numri i zyrtarëve të trajnuar mbi Paketën e Reduktimit të Barrës Administrative, përfshirë politikat digjitale të ndjeshme ndaj gjinisë dhe të ndara sipas gjinisë, rritet nga 0 (2022) në 1000 (2025). o Treguesi i outputit 5b.2: Numri i zyrtarëve që punojnë në pozita të Teknologjisë së Informacionit dhe që janë trajnuar në ITIL rritet nga 0 (2022) në 50 (2025). o Treguesi i outputit 5b.3: Dokumenti i planifikimit për reduktimin e barrës administrative, i miratuar nga qeveria, është implementuar të paktën 60% deri në vitin 2025. Outputi 5c. Dorëzimi dhe instalimi i skanerëve me rreze X, së bashku me trajnim të specializuar dhe procedura standarde operative. o Treguesi i outputit 5c.1: Numri i analizave paraprake dhe përgatitore, përfshirë vlerësimin e nevojave, hulumtimin e tregut dhe specifikimet teknike. o Treguesi i outputit 5c.2: Numri i skanerëve me rreze X të dorëzuar, të instaluar dhe në funksion. o Treguesi i outputit 5c.3 Numri i stafit të trajnuar. o Treguesi i outputit 5c.4 Numri i procedurave standarde operative të hartuara dhe të implementuara.