TITULLI I PROJEKTIT:

Ndërtimi i ambienteve të reja për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i Përgjithshëm: Të përkrahet Qeveria e Kosovës në përmirësimin e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë, kapacitetet kërkimore në Universitete dhe transparencën dhe llogaridhënien në Institucionet e Arsimit të Lartë. Objektivat e veçanta: Dizajni dhe ndërtimi i ambienteve të reja për Fakultetin e Matematikës, Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i cili do të krijojë ambiente të qasshme, të sigurta dhe miqësore me mjedisin për të gjithë, në përputhje me normat dhe standardet evropiane.

VENDI:

Prishtina

SEKTORI:

Edukimi

KOHËZGJATJA:

54 muaj 14/12/2021 - 30/06/2026

VLERA:

EUR 8.9milion (Kontributi i BE-së EUR 8.9milion, 100% )

AGJENCIA ZBATUESE:

UNOPS

PËRFITUESIT:

Universiteti i Prishtinës (studentë dhe staf)

AKTIVITETET:

● Prokurimi i të gjitha shërbimeve; ● Planifikimi dhe dizajni i infrastrukturës; ● Menaxhimi i realizimit të ndërtimit; ● Menaxhimi Financiar i fondeve të projektit; ● Monitorimi dhe raportimi ● Koordinimi i Palëve të Interesuara ● Aktivitete ndërgjegjësimi me shoqatat e studentëve dhe personelin përkatës mësimor

REZULTATET:

Rezultati 1: Dizajnimi i ambienteve të reja për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës (me gjithsej 2,841 studentë) i cili do të trajtojë çështjet gjinore dhe kulturore dhe do të ketë një perspektivë gjithëpërfshirëse duke siguruar një mjedis të sigurt dhe miqësor ndaj gjinisë për studentët, stafin pedagogjik dhe të gjithë punonjësit e fakultetit. Rezultati 2: Dizajni i ambienteve të reja do të përfshijë ofrimin e veprimeve specifike afirmative për të mbështetur studentet/mësimdhënëset dhe punonjëset tjera duke dizajnuar dhe krijuar lehtësira për ushqyerjen me gji. Rezultati 3: Ndërtimi i ambienteve të reja për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore (~12,800 m2) që do të përmirësojë infrastrukturën e Universitetit të Prishtinës dhe do të ofrojë ambiente të sigurta dhe miqësore me mjedisin duke ulur raportin e zënies së klasave nga studentët duke rritur numrin e dhomave për punën në grupe të ligjëratave dhe duke ndërtuar ambientet/laboratorët e përshtatshëm sipas kurrikulave të ofruara në fakultetet e synuara. Rezultati 4: Ndërtimi i ambienteve të reja për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore do të përfshijë rehabilitimin e zonës së gjelbër të jashtme, si një park publik në dobi të komuniteteve (grave, burrave dhe të rinjve të moshuar). Kjo ndërhyrje shtesë do të kontribuojë në promovimin e projekteve infrastrukturore të gjelbra dhe miqësore ndaj mjedisit.