EMRI I PROJEKTIT:

Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit (FLOWS) në Kosovë

SECTORI:

Ujë

VLERA E PROJEKTIT:

1.0 milion euro nga BE-ja përmes WBIF vetëm për përgatitjen e projektit

KOHËZGJATJA:

29/07/2020 – 28/12/2026.

PARTNERI ZBATUES:

Banka Botërore

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MBULIMI/NDIKIMI:

Komunat: Kamenicë, Ranillug

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Ndërtimi i Sistemit Hidroteknik: Desivojcë - Kremenatë - Gjyrishevc, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe jetesës së banorëve përmes zhvillimit të rezervuarëve me shumë qëllime.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit për ndërtimin e digës së Kremenatës në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e IFI dhe BE.

AKTIVITETET:

- Rishikimi i projektit të përgatitur në vitet 1980 duke përfshirë llogaritjen e kostos - Kërkesa e rishikuar për këtë rezervuar uji (popullsia që do të shërbehet, hektarët që do të ujiten, çdo industri e planifikuar për të përdorur ujin nga ky sistem) - Vlerësimi hidrologjik - Vlerësimi gjeologjik - Projektimi i infrastrukturave ndihmëse në ujëmbledhës dhe shërbime - Planet për mbrojtjen e ujëmbledhësve - Analiza kosto-përfitim - Dosja e tenderit - VNMS për projektin dhe planin e zbutjes.

REZULTATI:

Projektimi dhe dosja e tenderit e përgatitur për ndërtimin e rezervuarit të ri të ujit i cili do të shërbejë për: - 41.300 banorë, popullsi urbane ose rurale, që përdorin ujë të pijshëm të sigurt - 30.000.000 litra ujë të pijshëm të prodhuar, ujë për industri dhe ujë për ujitje