EMRI I PROJEKTIT:

Përgatitja e hartave të dëmeve nga vërshimet dhe rreziqeve nga vërshimet

SECTORI:

Uji

VLERA E PROJEKTIT:

EUR 2.60mill

KOHËZGJATJA:

27/06/2022. - 26/06/2024.

PARTNERI ZBATUES:

BEI

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

MBULIMI/NDIKIMI:

Katër pellgje të lumenjve në Kosovë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështeten përpjekjet e MMPH-së për t’i zvogëluar dhe menaxhuar rreziqet që i paraqesin vërshimet për shëndetin e njerëzve, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik në katër pellgje të lumenjve..

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Krijimi i hartave të dëmeve nga vërshimet dhe rreziqeve nga vërshimet (ang. FHRM), dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga vërshimet (ang. FRMP) për katër pellgje lumore në Kosovë.

AKTIVITETET:

- Studimi i fushëveprimit për të dhënat, bazat e të dhënave, modelet në dispozicion etj. dhe për organizimin e menaxhimit të të dhënave; - Kontrollet e cilësisë, marrëveshjet midis përdoruesve fundorë; - Zhvillimi i metodologjisë për hartat e dëmeve nga vërshimet dhe hartat e rreziqeve nga vërshimet nga një grup ekspertësh; - Zhvillimi i një koncepti afatgjatë për përdorimin dhe përditësimin e bazës së të dhënave të vlerësimit dhe përditësimit; - Përcaktoni dy nivele të përfshirjes së palëve të interesuara: (a) niveli transnacional dhe (b) niveli i analizës së pellgjeve të lumenjve dhe i palëve me interes. - Aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve: trajnimet, seminaret.

REZULTATI:

• Hartat e dëmeve dhe rreziqeve nga vërshimet për planifikim hapësinor dhe ekonomik për zhvillim të qëndrueshëm • Rritja e kapaciteteve të përfituesve kryesorë përmes udhëzimit dhe bartjes së njohurive për hartimin e projektit.