EMRI I PROJEKTIT:
Reconnection 2.0
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 467,174,40
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 10 mars 2020 Data e mbarimit: 10 mars 2024
PARTNERI ZBATUES:
Qendra Multimedia
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Qendra Multimedia [Kosovë], Fondi Heartefact [Serbi]
PARTNERËT:
Fondi Heartefact
MBULIMI/NDIKIMI:
Bashkëpunimi, komunikimi dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes shkëmbimeve letrare dhe kulturore.
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të arrihet mirëkuptimi, të promovohet dhe nxitet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës, dialogu ndërkulturor, lidhjet mes njerëzve përmes përkthimit të dramave, shkëmbimit kulturor dhe qasjes së angazhuar, në mënyrë që të ndërtohet një gjuhë universale e komunikimit.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
• Nxitja e komunikimit dhe shkëmbimit ndërkulturor më të mirë midis Kosovës dhe Serbisë • Mbështetja e nismave artistike dhe kulturore individuale dhe grupore në Serbi dhe Kosovë • Ngritja e mbështetjes për informimin e qytetarëve dhe grupeve kryesore të synuara për bashkëpunimin ndërkulturor dhe diversitetin kulturor në shumë mënyra. • Krijimi i një ndryshimi të qëndrueshëm në transparencën e qeverisë në përgjithësi, përmes një kombinimi të qasjeve që do ta sigurojnë zhvillimin afatgjatë të metodave të bashkëpunimit midis krijuesve të opinionit në Prishtinë dhe Beograd, përmes rrjetëzimit dhe promovimit të tërthortë. • Të përdoret partneriteti afatgjatë midis dy akterëve të fortë të OShC-ve në skenën rajonale për ta nisur Reconnection 2.0 si platformë që e mundëson shkëmbimin dhe bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës në sektorin kulturor, duke përfshirë shfaqjet teatrale, përkthimet, leximet skenike, por edhe ngjarje e tilla siç janë debatet, panelet e diskutimit dhe tryeza e rrumbullakëta që do ta ndërtojnë lidhjen midis dy shoqërive. • •
SATRATEGJIA E PROJEKTIT:
Aplikanti kryesor, Qendra Multimedia, është një nga organizatat e rralla në Kosovë që i ka ftuar shkrimtarët dhe artistët serbë që ta prezantojnë punën e tyre në Prishtinë. Si rezultat i mbështetjes së BE-së për projektin, veçanërisht në vitet 2016-2017, Polip ka evoluar nga një festival ku artistët e ftuar serbë janë ruajtur nga policia e Kosovës në një ngjarje të madhe letrare në rajon. Sasha Iliq nga Beogradi dhe Alida Bremer nga Kroacia janë tani bashkëkuratorë të festivalit. Shumica e aktiviteteve kryesore të aplikantit në vitin 2019 do ta trajtojnë dhe mbështesin pjesëmarrjen e të rinjve, zhvillimin social, pajtimin, përmes aktiviteteve teatrore dhe letrare që do ta nxisin shkëmbimin e artistëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe punën e tyre, rezidencat nga artistë të kombësive dhe përkatësive të ndryshme etnike si dhe angazhimin e të rinjve në organizimin e grupeve lokale teatrore sociale në mbarë Kosovën. Kjo është platformë e përkryer për ta promovuar më tej bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për ta zgjeruar informimin e qytetarëve të të dyja vendeve për jetën reale në terren në të dyja vendet, si dhe për ta promovuar shkëmbimin e këtyre përvojave. Duke marrë parasysh përvojat e pasura të të dyja organizatave në bashkëpunim dhe shkëmbim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, platforma Reconnection 2.0 mbështetet në ato përvoja, por gjithashtu i zgjeron mjaft qëllimet dhe ambiciet e saj për përdorimin e kulturës si instrument "të butë" që mund t'ua mundësojë njerëzve që ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe të identifikohen me njëri-tjetrin, duke e përfshirë, në të njëjtën kohë, publikun e gjerë dhe audiencën e teatrit, si dhe institucionet publike dhe mbajtësit e funksioneve publike në diskutim, ka potencial të madh për t’i zbërthyer modelet e trashëguara të të menduarit, interpretimit dhe prodhimit të "të vërtetës" pas konfliktit dhe aktorët të tij, si dhe për ta mbështetur procesin e pajtimit. Kjo qasje dhe metodologji është zgjedhur duke u bazuar në besimin se çështja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe, në përgjithësi, çështja e marrëdhënieve serbo-shqiptare duhet të "përkthehet" nga politika e lartë në jetën "e zakonshme" që nevojitet për të përfshirë aktorë të ndryshëm të rinj, për t'u trajtuar me ndihmën e metodave dhe qasjeve të reja dhe për ta zgjeruar rrjetin e aktorëve që janë të gatshëm ta marrin pronësinë mbi procesin e pajtimit, duke i kontribuar kështu procesit të normalizimit dhe krijimit të besimit midis të dyja komuniteteve. Duke promovuar prodhime të përbashkëta kulturore, botime librash, si dhe ngjarje ku operatorët kulturorë, akademikët, qytetarët dhe shoqëria civile mund t’i diskutojnë lirshëm pikëpamjet e tyre për dialogun, si dhe të ftojnë ekspertë për t’i informuar grupet kryesore për këtë proces, projekti do ta zgjerojë narrativen e kufizuar për dialogun nga sfera politike tek marrëdhëniet midis njerëzve dhe përvojat e përbashkëta, si dhe dobitë e përditshme nga marrëveshjet aktuale që janë pjesë e dialogut.
AKTIVITETET:
• Programet e rezidencës • Shfaqjet teatrale dhe shkëmbim midis artistëve. • Shkëmbimi i literaturës, diskutimet dhe debatet • Përkthimet dhe botimet e librave • Fushata promovuese dhe vetëdijesuese • Prodhimi i dy shfaqjeve teatrale të reja;
REZULTATI:
• 12 palë me interes të nivelit të lartë përfitojnë nga programi. Deri në 20.000 persona i ekspozohen punës së artistëve në të dyja vendet. • Deri në 100.000 njerëz i ekspozohen temës së shfaqjeve, nga shikimi i drejtpërdrejtë e deri te ekspozimi përmes metodave online. • Deri në 6,000 njerëz i ekspozohen drejtpërsëdrejti përmbajtjes së ngjarjeve. • Deri në 20.000 njerëz u ekspozohen veprave në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përmes festivalit, promovimeve online dhe në librari, si dhe përmes distributorëve për një periudhë më të gjatë. • Deri në 60 000 njerëz i ekspozohen fushatës në mediat sociale dhe tradicionale dhe njihen me ngjarjet dhe aktivitetet gjatë projektit. • Rreth 1500 njerëz i shohin premierat në Prishtinë dhe Beograd dhe më shumë premiera të planifikuara shfaqen për një periudhë kohore më të gjatë me turne të planifikuara vendore të shfaqjeve në Kosovë dhe Serbi si dhe shfaqje të mysafirëve ndërkombëtarë.