EMRI I PROJEKTIT:
Rinovimi i shkollave në Kosovë
SEKTORI:
Edukimi
VLERA E PROJEKTIT:
Çmimi i kontratës (pa përfshirë çmimin primar dhe TVSH-në/taksat e tjera) 5,920,902.98 Euro Shuma e Përkohshme (kontingjenca) (15%) 888,135.45 Euro Çmimi total i kontratës, duke përfshirë shumën e përkohshme 6,809,038.43 Euro
KOHËZGJATJA:
44 muaj/ Faza 1 në total 12 muaj dhe Faza 2 gjithsej 32 muaj, duke përfshirë periudhën e përgjegjësisë për defekte.
PARTNERI ZBATUES:
Konsorciumi i drejtuar nga Krapi Com SH.P.K. (XK), Kosovë
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
(MASHT) Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë
MBULIMI/NDIKIMI:
Komunat Prishtina, Klina, Kamenica, Vitia, Peja dhe Podujeva
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
T’i kontribuohet zhvillimit të sistemit arsimor parauniversitar të bazuar në cilësi, gjithëpërfshirës dhe të llogaridhënës, sipas praktikat më të mira ndërkombëtare.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Kontrata synon ta përgatisë një dosje të detajuar të projektit dhe çmimit për njësi të punëve të tenderit dhe ta sigurojë mbikëqyrjen e plotë të përcaktuar në kushtet dhe rregullat e PRAG për punimet e rindërtimit në disa shkolla në mbarë Kosovën.
AKTIVITETET:
B1. Dardani, Prishtinë Aktivitetet përfundimtare të kantiere përfshijnë: - Punimet e dyshemesë. - Montimi i dyerve te reja nga druri dhe PVC. - Punimet në tavanet e varura. - Punimet në lyerjen e sipërfaqeve të brendshme. - Punimet me metale. - Instalimi i ashensorit të platformës së pjerrësisë. - Punimet e peizazhit. - Instalimi i prizave dhe pajisjeve të tualetit. - Instalimi i pajisjeve të ngrohjes (radiatorëve). - Instalimi i trafos elektrike. - Instalimi i sistemit të furnizimit me ujë në bojler. - Kondicionimi i ajrit për sallën sportive. - Instalimi i ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm. - Instalimi i sistemit të zërimit/ adresa publike dhe shkolla. - Instalimi i furnizimit të pandërprerë me energji (UPS).
REZULTATI:
Projekti është projektuar për t’i rinovuar gjashtë shkolla në mbarë Kosovën dhe për ta përmirësuar, në këtë mënyrë, infrastrukturën shkollore ekzistuese.