EMRI I PROJEKTIT:

Sigurimi i infrastrukturës adekuate për një sistem të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Giljan

SEKTORI:

Klima, Mjedisi, Menaxhimi i Mbetjeve

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 13,000.000 € Kontributi i BE-së 13,000.000 €

KOHËZGJATJA:

72 muaj Data e fillimit: 17.12.2022 Data e përfundimit: 15.12.2028

PARTNERI ZBATUES:

KfW

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

KLMC dhe popullsia në komunat e përzgjedhura

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova – Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Podujevës, Ferizajt

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi është që të kontribuojë për një menaxhim të mbeturinave shëndetshëm për mjedisin, mbrojtës për shëndetin dhe të qëndrueshëm për të promovuar zbatimin e strategjisë kombëtare për menaxhim të mbeturinave, përafrimin me standardet e BE-së dhe mbrojtjen klimatike.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi specifik i këtij veprimi është përmirësimi i infrastrukturës, objekteve dhe pajisjeve të menaxhuara dhe operuara nga KMDK-ja në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Podujevë dhe Ferizaj me anë të investimeve në infrastrukturën e deponive, stacione të transferit dhe infrastrukturën shoqëruese sipas standardeve të BE-së dhe ulja e emetimeve të gazrave serrë.

AKTIVITETET:

Aktivitetet do të përfshijnë sa vijon: 1. Ndërtimin e një deponie të re për rajonin e Prishtinës, 2. Zgjerimin e deponive në Gjilan dhe Prizren dhe mbylljen e celulave ekzistuese të deponimit 3. Mbylljen e deponisë së Podujevës dhe ndërtimin e stacionit të transferimit 4. Përmirësimin e stacioneve të transferimit në Ferizaj 5. Shërbimet e konsulencës për realizimin e investimeve

REZULTATI:

(1) Mbulimi 100% i kostove të drejtpërdrejta operative (2) 1.000.000 qytetarë përfitojnë nga infrastruktura e re, miqësore për mjedisin dhe e menaxhuar për deponim të mbeturinave. (3) 385.000 ton mbeturina të trajtuara, të ripërdorura ose të deponuara në përputhje me Direktivën e BE-së për Deponitë (4) 321.000 emetime të reduktuara të gazrave serrë (në ton ekuivalent të CO2 p.v.) (5) Zbatimi i një procedure transparente për llogaritjen, shqyrtimin dhe aprovimin e tarifave të përshtatshme të deponisë