EMRI I PROJEKTIT:

Të drejtat e përforcuara: Zhvillimi gjithëpërfshirës dhe përfshirja Sociale për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më të prekura nga diskriminimi në Kosovë 2023/452-774

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 226,315.00 € Kontributi i BE-së: 215,000.00 €

KOHËZGJATJA:

24 muaj Data e fillimit: 15 janar 2024 Data e mbarimit: 14 janar 2026

PARTNERI ZBATUES:

Save the Children Suedi

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Vajzat, djemtë dhe të rinjtë që janë në rrezik nga diskriminimi dhe përjashtimi për shkak të moshës, aftësisë së kufizuar, gjinisë, orientimit seksual, origjinës dhe çdo arsyeje tjetër për diskriminim, në shtatë komuna; Të mbijetuarit/viktimat e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) dhe dhunës në familje; ofruesit e shërbimeve formale (qendrat për punë sociale (QPS-të) dhe joformale (organizatat joqeveritare të licencuara (OJQ-të).

PARTNERËT:

Save the Children Kosova

MBULIMI/NDIKIMI:

7 komuna

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Të përmirësohet mirëqenia dhe të drejtat e vajzave, djemve, grave, viktimave/të mbijetuarve të DHBGJ-së dhe dhunës në familje, si dhe e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shtatë komunat e synuara, duke i përmirësuar shërbimet e mbrojtjes sociale të përgjegjshme ndaj gjinive që ofrohen si nga ofruesit formalë, ashtu edhe ata joformalë të shërbimeve sociale. Gjithashtu, ky projekt synon t’i fuqizojë vajzat dhe djemtë më të prekur nga pabarazia dhe diskriminimi brenda këtyre komunave dhe, duke avokuar pranë bartësve të detyrave për të siguruar që të drejtat e fëmijëve të respektohen.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

• Avancimi i njohurive të ofruesve të shërbimeve formale dhe joformale për integrimin gjinor dhe mbrojtjen sociale të ndjeshme ndaj fëmijëve dhe të përgjegjshme ndaj gjinive. • Shtimi i disponueshmërisë dhe qasjes në shërbimet sociale për të mbijetuarit/viktimat e DHBGJ-së dhe dhunës në familje. • Ngritja e vetëdijes së institucioneve qeveritare dhe bartësve të tjerë të detyrave për rastet e diskriminimit që kanë të bëjnë me grupet e margjinalizuara, veçanërisht me fëmijët me aftësi të kufizuara, të rinjtë me aftësi të kufizuara, LGBTQI+ dhe fëmijët që nuk u përmbahen normave të gjinisë. • Fuqizimi i adoleshentëve në lidhje me imazhin dhe vetëbesimin e tyre, aftësinë e tyre për të komunikuar dhe për t’u shprehur me një potencial për të zhvilluar fotografinë si shkathtësi të bartshme për qëllime të tjera (avokim, aktivizim, jetesë).

AKTIVITETET:

Aktivitetet në kuadër të rezultatit 1: Ofruesit e shërbimeve formale dhe joformale kanë kapacitetin, njohuritë dhe aftësitë për integrimin gjinor dhe mbrojtjen sociale të përgjegjshme ndaj gjinive dhe të ndjeshme ndaj fëmijëve: • Aktiviteti 1.1.1 - Trajnim për integrimin gjinor për ofruesit formalë dhe joformalë të shërbimeve sociale; • Aktiviteti 1.1.2 - Trajnim për mbrojtjen sociale të përgjegjshëm ndaj gjinive dhe të ndjeshme ndaj fëmijëve për ofruesit formalë dhe joformalë të shërbimeve sociale. Aktivitetet në kuadër të rezultatit 2: Vajzat, djemtë dhe gratë që i kanë mbijetuar DHBGJ-së dhe dhunës në familje raportojnë se ndjehen të mbështetur, të pranuar dhe të vlerësuar dhe kanë qasje në shërbimet sociale të përshtatura. • Aktiviteti 2.1.1 - Mbështetja financiare dhe teknike për ofruesit e shërbimeve sociale. Aktivitetet në kuadër të rezultatit 3: Fëmijët dhe të rinjtë janë më të vetëdijesuar, janë të fuqizuar dhe angazhohen për të drejtat e fëmijëve, mirëqenien dhe çështjet e LGBTQI+, duke çuar në politika dhe veprime të përmirësuara si në nivelin komunal, ashtu edhe në atë kombëtar. • Aktiviteti 3.1.1 - Punëtoria me Institucionin e Ombudspersonit; • Aktiviteti 3.1.2 - Takimet avokuese me institucionet qeveritare, politikëbërësit dhe bartësit e detyrave për t’i trajtuar qasjet ndaj diskriminimit në legjislacion dhe në ofrim të shërbimeve; • Aktiviteti 3.2.1 - Hulumtim pjesëmarrës me fotozë me fëmijë dhe të rinj për ta eksploruar identitetin dhe ndërsektorialitetin; • Aktiviteti: 3.3.1 - Forumet publike me fëmijë dhe të rinj; • Aktiviteti: 3.3.2 - Analiza e të dhënave të mbledhura nga forumi publik për ta zgjeruar mostrën e anketës së Zërave të Rinj.

REZULTATI:

Rezultatet e pritura: • Më shumë se 2053 fëmijë dhe 5303 të rritur do të përfitojnë nga shërbimet sociale profesionale të zgjeruara dhe të përshtatura nëpërmjet rritjes së kapacitetit të ofruesve të shërbimeve. • Më shumë se 78 fëmijë dhe 100 të rritur do të përfitojnë nga financimi, duke përfshirë strehimin e sigurt dhe shërbimet sociale të përshtatura për nevojat e tyre. • Më shumë se 250 fëmijë dhe të rinj do ta ngritin vetëdijen e tyre dhe do të fuqizohen për të qenë të angazhuar aktivisht për të drejtat e fëmijëve, mirëqenien dhe çështjet e LGBTQI+. • Së paku 1 OJQ e licencuar e mbështetur me nëngrant për të ofruar shërbime sociale për të mbijetuarit/viktimat e DHBGJ-së dhe/ose dhunës në familje; • Së paku 47 OJQ të licencuara dhe 40 QPS përfitojnë nga mbështetja teknike e përshtatur për forcimin institucional për integrim gjinor.