EMRI I PROJEKTIT:
Zvogëlimi i Barrës Administrative në Kosovë
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike
VLERA E PROJEKTIT:
5,000,000 euro
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 14.3.2023 Data e fundit: 31.12.2025
PARTNERI ZBATUES:
GIZ-i, Moduli Teknik “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE në Kosovë”
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Zyra e Kryeministrit / Zyra e Planifikimit Strategjik
MBULIMI/NDIKIMI:
Zvogëlimi i Barrës Administrative dhe Digjitalizimi
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të avancohen kapacitetet e administratës së Kosovës në përafrimin me acquis të BE-së, për përdorimin efikas të fondeve të IPA-s dhe për reagim të shpejtë ndaj nevojave urgjente politike, ekonomike, shëndetësore apo sociale.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të forcohet administrata publike për t’i zbatuar reformat në lidhje me BE-në dhe për ta parandaluar/zvogëluar barrën administrative në fusha të përzgjedhura.
AKTIVITETET:
1.1. Këshilla teknike dhe mbështetje organizative për institucionet e përzgjedhura qeveritare për forcimin e kompetencave, proceseve dhe sistemeve digjitale të tyre për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative duke i zbatuar praktikat e mira ndërkombëtare të shërbimeve digjitale, duke përfshirë parimin “vetëm një herë”, të dhënat e hapura ose ofrimin e shërbimeve proaktive. 1.2. Asistencë teknike për Departamentin Ligjor të ZKM-së dhe Zyrën e Planifikimit Strategjik dhe të tjerët, sipas nevojës, për zbatimin e qasjeve derregulluese për zvogëlimin e barrës administrative 2.1. Asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e 1000 zyrtarëve publikë në partneritet me institucionet trajnuese vendore, siç është Instituti i Administratës Publike të Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë, sipas rastit, me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative. 2.2. Asistencë teknike për t’i mbështetur institucionet publike që e bashkërendojnë agjendën e parandalimit dhe zvogëlimit të barrës administrative në ngritjen e vetëdijes, dukshmërinë dhe menaxhimin e proceseve dhe rrjeteve për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara.
REZULTATI:
Rezultati i treguesit 1: Rezultati në raportin e OECD/SIGMA-s (Parimet e Administratës Publike) për dimensionin 'Ofrimi i shërbimit të orientuar kah qytetarët' është rritur nga rezultati i përbashkët 2 (2021) në rezultatin e përbashkët 4 (2025). Rezultati i treguesit 2: Përqindja e femrave dhe meshkujve që e kanë përdorur ndonjëherë platformën e-Kosova, e ndarë sipas gjinisë, është rritur nga 69% (67% e femrave dhe 70% e meshkujve (në vitin 2022) në 80% (80% e femrave dhe 80% e meshkujve). (në vitin 2025)). Veprimi i ka rezultatet e mëposhtme: • Rezultati 1: përmirësimi i kapaciteteve të administratës publike për ta rishikuar sistematikisht e pastaj për ta hequr barrën administrative nga legjislacioni ekzistues, për ta parandaluar shfaqjen e saj në legjislacionin e ri, si dhe për të ndihmuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale. o Indikatori 1.1: Numri i projekteve të shkëmbimit të të dhënave që e zbatojnë parimin “vetëm një herë” rritet nga 0 (2022) në 4 (2025) o Indikatori 1.2: Numri i projekteve që zbatojnë shërbime të ngjarjeve jetësore rritet nga 0 (2022) në 1 (2025) o Indikatori 1.3: Është analizuar korniza ligjore për përcaktimin e licencave dhe lejeve të tetë institucioneve me funksion rregullativ dhe janë zbatuar rekomandimet për ndryshime ligjore për zvogëlimin e barrës administrative nga 0 (në vitin 2022) në 110 (në vitin 2025) • Produkti 2: të përmirësohet bashkërendimi në tërë qeverinë për të siguruar progres konkret në reformë o Indikatori 2.1: Numri i zyrtarëve të trajnuar për instrumentet modulare për zvogëlimin e barrës administrative, duke përfshirë politikat e TIK-ut të përgjegjshme ndaj gjinisë dhe të ndara sipas gjinisë, nga 0 (në vitin 2022) në 1000 (në vitin 2025) o Indikatori 2.2: Numri i zyrtarëve të trajnuar që punojnë në pozitat e teknologjisë informative të trajnuar në ITIL nga 0 (në vitin 2022) në 50 (në vitin 2025) o Indikatori 2.3: Dokumenti i planifikimit për zvogëlimin e barrës administrative i miratuar nga qeveria është zbatuar për të paktën 60 % (në vitin 2025)